Nëndrejtori i Burgjeve në Report Tv: Burgu ‘Jordan Misja’ në Tiranë do të rindërtohet nga e para, me kapacitet 2000 vende! Burg i ri edhe në Gjirokastër

Dy burgje të reja janë në plan për tu ndërtuar në vend! Kështu bëri me dije në Report Tv, zëvendës drejtori i Burgjeve, Fehmi Sufaj, i cili tha se dy burgjet do të ndërtohet njëri në Tiranë dhe tjetri në Gjirokastër. Sufaj tha se burgu ‘Jordan Misja’ në Tiranë do ti nënshtrohet rindërtimit për shkak se godina është e vjetër dhe do të ketë një kapacitet prej 2000 vendesh.

‘ Duhet të kemi një burg të ri në Gjirokastër. Ishte parashikuar që në 2004. U realizua në masën 80% plani, por nuk është zbatuar në disa qytete dhe kemi vendosur sërish këtë objektiv. Kemi disa projekte për të ndërtuar edhe një burg në Tiranë, i cili do të ketë kapacitet 2000 vende. Është rekomanduar se godina e vjetër e 'Jordan Misja', është ndërtesë e vjetër vitit 1944 dhe duhet të rindërtohet nga e para.’- tha Sufaj.

Sipas nëndrejtorit të Burgjeve, është draftuar një plan për zhvillimin infrastrukturor të burgjeve në të gjithë vendin dhe do të ecet hap pas hapur, pasi nuk mund të mbyllen institucionet e burgjeve pa u hapur të rejat. Konkretisht sipas Sufajt është parashikuar të mbyllen, burgu i Tepelenës, burgu i Burrelit, burgu i Lushnjës dhe i Rrogozhinës.

'Kemi draftuar një plan zhvillimi infrastrukturor 2024-2028, mund të shkojë deri në 2030 dhe mund të kushtoj mbi 100 mijë euro. Ne kemi parashikuar që të mbyllen disa burgje të tjera.... burgu i Tepelenës, burgu i Burrelit, burgu i Lushnjës dhe i Rrogozhinës. Burreli dhe Tepelena do ti kalojnë trashëgimisë kulturore. Burgu i ‘Kosovës’ në Lushnjë do të kthehet si institucion i hapur për bujqësi blegtori. Kemi parashikuar një draft, duhet të miratohet nga qeveria, është parashikuar të kemi zhvillime të reja. Do të ecet hap pas hapi’- tha ai.

Në emisionin 'Përballje' me gazetarin Nertil Agalliu, Sufaj tha se do të kemi maksimumi në të gjithë vendin 10 burgje.

‘Do të kemi maksimumi 10 burgje të gjitha kategori siguri e lartë, siguri standardë e ulët dhe burg i hapur.’- tha Sufaj.

Sufaj bëri më dije momentalisht në vend, dy burgje janë të mbipopulluara.

‘Burgu i Lezhës ka mbipopullim si dhe burgu i Drenovës, ndërsa institucionet e tjera janë nën popullim! Nuk është mbipopullim kur themi se ka 2 persona mbi kapacitet siç është në rastin e Vlorës.’- u shpreh Sufaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 17/01/2024 15:50

    Çfare faji paska bere i shkreti Jordan Misja qe i paskeni ngjitur emrin e tij nje burgu. Burgu « Ilir Meta », burgu « Doktori », burgu « Piktori », keto do ishin burgje qe populli do t’i ndertonte me kenaqesi, sidomos po te ishte « shenjtori mbrojtes » i burgut atje brenda.

    Përgjigju
    • Or tej: 17/01/2024 18:31

      Hahaha me burgun Piktori i ke vu kapakun or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit