Nënë Tereza i ka ndryshuar jetën aktores së famshme...ja postimi i saj

Nënë Tereza i ka ndryshuar jetën aktores së famshme...ja postimi i saj

Penelope Cruz

Penelope Cruz  është një nga aktoret më të njohura të “Hollywood”.

Ajo ka postuar një foto ku ka dalë me figurën e shquar botërore Nënë Tereza dhe ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj saj.

“Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!” ka shkruar Cruz.

Kjo foto u përket viteve ’90 dhe është pëlqyer nga fansat e saj por edhe nga njerëz të tjerë të famshëm.

Penelope ka qenë dikur vullnetare në Kalkutë ku është kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët atje, së bashku me Nënë Terezën.

Kujtojmë që Nënë Tereza është një ndër figurat më të shquara botërore me origjinë shqiptare, e cila dha kontribut të madh për të gjithë njerëzit.

Ajo është kthyer edhe në një burim frymëzimi për shumë persona.

Postimi i Penelope Cruz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale