Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

Lisandër Hoxha

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse në listat që do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë përfaqësues nga Forumi Rinor i PD-së.

Hoxha tha se një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët e tyre të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren.

Sipas Hoxhës, të rinjtë nuk duhen trajtuar si gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe u thuhet kaluam lumin, mirupafshim kalit.

“Këshilli Kombëtar që është organi më i lartë duhet të kalojë në sit këtë listë e cila erdhi si pasojë e një komisioni që për mua produktin e tij nuk e kishte shpresëdhënës dhe besimdhënës në këtë moment historik që ndodhet Shqipëria. Ndoshta kanë pasur synimin e mirë, por produkti nuk solli atë peshë të caktuar që në kërkonim të shfaqnim figurat tona më të  mira të shoqërisë të përfaqësonin PD. Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia, kush i merr vendimet, si merren këto vendime. 

Momenti i listave është momenti më i rëndësishëm historik për PD dhe gjithë forcat e tjera. Një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët tona të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren, u kemi borxh fitoren shqiptarëve të këtyre zgjedhjeve të pahumbshme. Edhe me Forumin Rinor të PD, në 2018 u tha se u dha dinjitet të rinjve, por të rinjtë nuk janë gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe themi kaluam lumin, mirupfshim kalit. Ky forum i ka bërë një punë të jashtëzakonshme PD, nuk ka qenë struktur kot, ka produkt. 

Nëse të rinj si Ervin Bushati i Shkodrës kryetari i Forumit Rinor nuk përfaqësohen dot në atë listë, të rinj si Indrit Hoxha që i dorëzoi mandatin në Parlament, Gramoz Ruçit, të rinj të tjerë të Forumit Rinor që përbëjnë vlerë për këtë forcë politike, po atëhere hajde kot të bëjmë hipokritin, mbyllim sytë kalojmë radhën, vijnë zgjedhjet e tjera s’është normale. Dua të shoh 5-6 të rinj të Forumit Rinor të jenë pjesë e sigurtë e listave sepse e meritojnë të jenë. Dua të shoh vajza si Denisa Meçi një kryetare e Forumit Rinor të Pukës që i ka dhënë vlerë qytetit të saj me gjithë angazhimet e saj politike. Nëse nuk ndodhin këto të na thonë që nuk ndodhin, ua dorëzojmë dorëheqjen me kënaqësi edhe nga nënkryetar i Forumit Rinor edhe nga Këshilli Kombëtar dhe të vazhdojmë rrugën të mbajmë përgjegjësi,”– u shpreh nënkryetri i FRPD-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri