‘Nëpër Gjurmët e Tasos’/ Çelet ekspozita e Anastas Konstandinit! Do jetë e hapur tek COD në Kryeministri deri më 3 tetor

‘Nëpër Gjurmët e Tasos’/ Çelet ekspozita e Anastas Konstandinit! Do jetë e hapur tek COD në Kryeministri deri më 3 tetor

Piktori Anastas Konstandini në sallën 'COD' në Kryeministri

TIRANË - Ekspozita “Nëpër gjurmët e Tasos”, ku imagjinata ndërthuret me realitetin, u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri mes pranisë së kryeministrit Edi Rama, krerëve të komuniteteve fetare në vend e artistëve të shumtë.

Kjo ekspozitë që na fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit Anastas Kostandinit i njohur edhe me emrin Taso, do të qëndrojë e hapur deri më 3 tetor.

I ndikuar nga veprat e mjeshtërve, si Picasso, Dali dhe Kandinsky, Tasoja ngulmon për të bashkuar traditën me të renë, duke i hapur rrugën stilit të tij të veçantë. Pikturat e tij përfshijnë një gamë të gjerë peizazhesh, portretesh dhe kompozimesh që përshkruajnë jetën e përditshme dhe natyrën e Pogradecit.

“Jam vërtet i nderuar. Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që është dhe vetë kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe koleg. Është ngazëllim për mua.

Unë jam një banor i Pogradecit. Lindur dhe jetoj atje. Nuk jam larguar më tepër se 20 ditë. Kam përjetuar dhe ndjekur gjithçka”

Teksa shprehte emocionet për hapjen e kësaj ekspozite që sjell vepra të bëra në dekada, Anastasi na njohu edhe më një pjesë mjaft e rëndësishme të tik, njohja me botën e Lasgushit dhe të Fan Nolit.

“Mua më intereson ajo që është periferike, që nuk merret në konsideratë, pasi duke e jetuar thellë jetën time shikoj përtej kësaj. Unë kam patur fatin që ta takoj dhe pikturoj, më ka pozuar, Lasgush Poradecin”

I pranishëm në ekspozitë, Kryeministri Rama, teksa veçoi vlerat e piktorit, ftoi të gjithë artistët që të shfrytëzojnë hapësirën e lirë të COD për prezantimin e veprave të tyre.

“Vetvetiu vihem në pozitë midis ardhjes këtu si dashamirës edhe si admirues i jetës së tyre artistike. Dhe pastaj asaj që jam pashmangshmërisht dhe duhet të dal këtu veçanërisht. Uroj që drejtuesja e re artistike e COD të vazhdoje në rrugën tashmë të hapur dhe të duhur dhe shpresoj që aktivitetet e COD të zgjerohen dhe më shumë njerëz ta shfrytëzojnë këtë hapësirë. Është një hapsirë e lirë për të gjithë aa që duan ta shfrytëzojnë.. Jetë sa më të gjatë, energjia nuk të mungon dhe të gjitha këto jaë premisa të mira për të pasur vepra të mira nga ty”, tha kryeministri Edi Rama. 

Anastas Kostandini lindi më 1954 në Pogradec, vend nga i cili nuk u largua asnjëherë. Ndër vite ai numëron me dhjetëra ekspozita jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane

Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane