Operacioni 'Revanshi' / Arrestohet 21 vjeçari, strehoi Marklen Hakën! Në banesën ku fshihej i kërkuari i SPAK u gjet dhe një pistoletë (EMRI)

Policia ditën e djeshme arrestoi në Nikël të shumëkërkuarin e drejtësisë Marklen Haka. Krahasi tij u shoqëruan për në DVP Tiranë edhe 4 persona të tjerë. Mes të 4 arrestuarve të tjerë është edhe Klajdi Haka, i afërm i Marklen Hakës, i cili ndihmoi të shumëkërkuarin e drejtësisë të fshihej në banesën e tij në Nikël, në Liqenin e Bacungut., 21 vjeç. 

Në banesën e të riut Klajdi Haka, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë. 21 vjeçari u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.

'Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.', njofton policia.

Ka qenë ora 14:00 e ditës së djeshme kur RENEA hyri në banesën ku fshihej Marklen Haka në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë. Për 4 ditë (nga data 2 shtator) Haka është mbajtur nën vëzhgim deri në momentin kur dhe është vendosur për të ndërhyrë duke bastisur banesën dhe duke e kapur 33 vjeçarin papritur, zbathur, me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra. Në momentet kur RENEA ka ndëhyrë, Haka ka tentuar të arratiset por është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa në banesë iu gjet edhe një armë zjarri.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme më 15 maj të këtij viti për ‘arrest me burg’ në mungesë’ për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën! Biznesmeni ‘mollë sherri’

Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën! Biznesmeni ‘mollë sherri’