TIRANE- Me dekretin që mban numrin 7869, të datës 20 dhjetor 2012, presidenti i republikës, Bujar Nishani dekretoi emërimin si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-ambasadorin Llesh Kola.
Ceka deklaroi si prioritet të vetin në detyrën e re “emigracionin shqiptar në Itali që ka nevojë për mbështetje dhe hapje të një qendre kulturore në Romë”. Më 12 dhjetor 2012, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme miratoi me konsensus emërimin e Neritan Cekës, ish-kreut të PAD-së, si ambasador i Shqipërisë në Itali.
Neritan Ceka, 71 vjeç, arkeolog e profesor, është një nga themeluesit e Partisë Demokratike (nga e cila u largua më pas) dhe nga viti 1991 deputet në Kuvend për disa legjislatura. Në vitin 2009 u kandidua për President i Shqipërisë. Më pas ishte këshilltar i kryeministrit për Kulturën. Kandidatura e Cekës për ambasador në Romë ishte propozuar nga ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti, ndërkohë që kandidatura e tij kaloi edhe me konsensusin e deputetëve të opozitës, të cilët vlerësuan kontributin e tij në politikë dhe në fushën e arkeologjisë.
Foto: Neritan Ceka ne studiot e A1 REPORT! me gazetaren Mira Kazhani
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com