Namir Lapardhaja: Nëse Celibashi e ka të pamundur të kontrollojë emocionet politike, le t'i kthehet politikës
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi
Në çdo palë zgjedhje, organet administruese të zgjedhjeve duhet të kenë në qendër të tyre vetëm një gjë: Leximin dhe menaxhimin e drejtë të vullnetit të zgjedhësve!
Çdo deklaratë apo përkujdesje tjetër është thjesht një përdorim politik. Siç po ndodh së fundmi me deklaratat e kryekomisionerit Celibashi, i cili bën më të rëndësishme një deklaratë të një ish-kryetari se sa procesin zgjedhor që prej kohësh devijohet nga pushtetit përmes përdorimit të fondeve shtetërore, hapjes së vendeve sezonale të punës, shkeljeve të financimeve apo përdorimit të elementeve kriminale.
Edhe më paradoksale është kjo situatë po të kemi parasysh se deklarata për përgjegjësinë në zgjedhje e kemi pasur edhe më parë nga kryetarët e partive, por askush nuk i kërkoi llogari kryeministrit Rama pasi i dolën me rekorde kriminale disa prej kandidatëve dhe të zgjedhurve lokalë, apo edhe dikur në Kuvend.
Ndaj, është me rëndësi që Celibashi të bëjë detyrën e kryekomisionerit, dhe do të ishte në nderin e tij t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që nuk ka arritur të ushtrojë kompetencat e tij, për të ndëshkuar kreun e sotëm të qeverisë për kandidatët me rekorde kriminale dhe për shkeljet me pushtetin përpara zgjedhjeve, siç ndodhi me zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku qeveria lëvroi në javën e fundit para zgjedhjeve miliona euro, duke ndikuar kështu fare hapur në vullnetin e zgjedhësve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të tregojë se do jetë administrator i kujdesshëm i vullnetit të zgjedhësve. Të tjerat le t’ia lërë politikës dhe gjyqësorit.
Nëse Celibashi e ka të pamundur të kontrollojë emocionet politike, do ishte më e ndershme të largohej e të rifutej sërish në politikë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot afati i fundit për dorëzimin e listave, Lapardhaja në Report Tv: S’priten risi, Berisha marrëveshje me politikan pa peshë! Rama i detyruar të bëjë rifreskim të partisë
12 Mars, 15:09
-
Fletë votimi gjigande për zgjedhjet e 11 majit, Celibashi i papërgatitur: Nuk e di si do ia bëjmë nëse 25 subjektet sjellin kandidatë
7 Mars, 10:19
-
Mbyllen regjistrimet/ 53 subjekte në garë për 11 majin, mes tyre edhe partia e Bashës! Sot dita e fundit për koalicionet, ende asnjë kërkesë në KQZ! LISTA e subjekteve
3 Mars, 13:40
-
Nesër afati i fundit për regjistrimin e diasporës, PD kërkon shtyrjen! Celibashi e PS me një ‘mendje’: Ndihmojmë vetëm të refuzuarit! Zarfi s’dërgohet me Postën Shqiptare
3 Mars, 11:32
-
Zgjedhjet/ Regjistrohen dhe dy parti të reja, 51 në total Shpërndahen dhe fondet vjetore, 345.6 mln për 11 subjekte! Celibashi: Të hënën zbulohet se sa do të jetë dhe fleta e votimit (LISTA)
28 Shkurt, 12:32
-
'Në primaret e PD-së emra të njollosur', Lapardhaja: Në fund vendos Berisha! Për sulmet ndaj Yuri Kim duhet të mbajë përgjegjësi
27 Shkurt, 13:33
-
Zgjedhjet/ Celibashi, Dumani dhe Çela nënshkruajnë protokollin e përbashkët: Synohet parandalimi, identifikimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me zgjedhjet
27 Shkurt, 12:37
-
Zgjedhjet/ Regjistrohen 49 parti në KQZ! Basha ngel 'pezull', Celibashi: Afat deri të hënën, dua me vendim të formës së prerë për kryetarin e partisë së re
26 Shkurt, 14:23
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ regjistron 24 parti të tjera, shkon në 39 numri total! MEGA e grekëve mbetet ‘peng’, dy kryetarët sherr për vulën (LISTA)
25 Shkurt, 14:50
-
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur
24 Shkurt, 14:42
-
Zgjedhjet e 11 majit, fillon trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit! Proda: Do garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
24 Shkurt, 14:10
-
Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën! (FOTOT)
24 Shkurt, 10:39
Celibashi madje do gradohet me lart sapo te mbylle ne sukses keto zgjedhje dhe ato te pergjithshmet. Ai ka detyra jo te pakta ne ndihme te planit te madh te Rames per minimin final te demokracise ne Shqiperi. Ky thote te kerkoje falje.
Përgjigju