Nëser 17 Maj / A do përsëritet Besë-Prerja e dytë shqiptare?

Nëser 17 Maj / A do përsëritet Besë-Prerja e dytë shqiptare?

Nesër është 17 Maj: 2 vjet tradhëti kombëtare.
Jo rastësisht koncepti tradhëti, instiktivisht lidhet me një objekt dhe një subjekt!
Çadra dhe Luli janë dy simbole të pabesisë moderne në politikë.
A keni dëgjuar prej dy vjetësh që Berisha apo Basha të përkujtojnë çadrën?Sigurisht që jo!

Çadra ishte kurthi më provincial por i montuar mes bulevardit për të prerë në besë çdo kënd vetëm dhe vetëm që Berisha to shpëtonte vetingut. Heshtin për çadrën, heshtin për votën elektronike, heshtin për Republikën e Re, heshtin për 7 ministrat në bashk-qeverisje, heshtin për akuzat ndaj LSI, heshtin për 14 milion eurot e Lul Bashës...
Pa u zgjatur me çadrën se i ka dal boja, po sjell në optikën e publikut, atë çka pritet të ndodh: Një marrveshje nr. 2 Rama-Basha!
Që Basha-Mona-Berisha po presin një marrëveshje kjo duket e qartë por a është Rama pjesë e këtij pazari kjo mbetet në ditët e ardhshme për tu parë!

Berisha i ka harxhuar të gjitha fishekët:
- zjarrin në dyert e kryeministrisë, 
- djegien e mandateve,
- bojkotin e zgjedhjeve,
- kërcënimin e ambasadorve në shtëpi,
- goditjen fizike të kundërshtarve politik,
- blerjen me para të disa portaleve,
- miliona për lobim në Washington,

Rrethanat janë krejt të ngjashme por me një ndryshim: Në 2017 kërkonin votim elektronik ndërsa këtë rradhë duan: “Ik Rama-Hajde Basha” pa votuar fare!
Duan rotacion në tavolinë me presion kundër çdo kujt. “Zbrit nga kali se kam unë rradhën, ose ndryshe të vrava”
Por pse Berisha e kërkon me kaq ngulm pushtetin? Ai sikur hoqi dorë para 6 vitesh...
Sali Berisha e ka të qartë se Lulzim Basha nuk fiton dot me vota sepse e ka shkërmoq PD në 5-6 pjesë. 
Berishën e ka zënë makthi i moshës pleqërisë!

Ndonëse shqiptarët dalin në pension 65 vjeç, ai është mashkulli i vetëm që punon me rrogë 76 vjeç.
Ai është politikani i fundit në Europë bashkë me Gramoz Ruçin që prej sistemit komunist.
I plakur, tashmë ai ka panikun e madh, se cfarë do ndodh pas tij.
Ai e din fort mirë se pas tij, Lulzim Bashën do ta shqyejnë brenda partisë!

Në këto kushte ai po nxiton për ta sjell Lulzim Bashën (dmth biznesin e tij) sërish në pushtet sa është gjallë dhe që mund ti mbajë qentë e lidhur.
Për t’ja arritur qëllimit Berisha është i gatshëm tē bëjë “luftën dhe paqen”. Dhe sigurisht të dyja i bën shumë mirë, sepse që të marrësh me paqe pushtetin duhet ta shantazhosh dhe kërcënosh kundërshtarin për ti ulur pazarin.
Një Zot e di nëse do friksohet Edi Rama apo jo, pasi në 2017 pranoi propozimin amerikan dhe jo Berishian! Rama njihet si frikacak por mund ndodh që ka frikë ta lëshoj pushtetin me marrveshje sepse nuk u zë besë! 
Në horizont opozita ka një dis-avantazh këtë rradhë: Faktorin ndërkombëtar! Amerikanët dhe europianët e njohin me dhëmb dhe dhëmball Berishën. Skemat e tij mund ti lexoj çdo injorant pas 29 vitesh.
Ambasadat po refuzojnë të jenë negociator të një marrveshje. 

Kjo është çuditërisht avantazhi por dhe disavantazhi për Edi Ramën për këto arsye:
- BE po kërkon dialog por jo marrveshje mbi kushtetutën,
- Brukseli dhe Washingtoni kërkojnë që kriza të zgjidhet nga faktori brendshëm,
- Ndërkombëtarët s’duan zgjedhje të parakoheshme sepse dyshojnë që Basha mund humbas prap dhe sërish do thotë: “Na vodhën kutitë” dhe s’do njoh humbjen,
- Ambasadorët po testojnë nëse do Rama apo s’do marrveshje me Bashën dhe a ka qënë aktrim i tyre në këtë “Teatër Lufte”
Kjo enigmē do zgjidhet shpejt për publikun.

Nëse Rama nuk jep dorheqje dhe nuk shpall zgjedhje të parakohshme atëhere lufta është reale.
Po nëse Rama i ofron bashk-qeverisje teknike me shoqet e Argita Berishës si ministresha njësoj si në 17 Maj 2017, atëhere kemi “Besë-Lidhjen” e besëprerve të cilët në dhjetor nga paniku i protestave masive studentore u detyruan të improvizojnē këtë “Lojë-Luftash”

Ka zëra që hamendësojnë se kjo e gjitha është skenari anti-veting dhe ku në fund humb Amerika dhe fiton pushteti-opozita-Monika.
Unë do uroja që kjo krizë të jetë reale dhe jo tymuesja për të legjitimuar një pazar anti-shqiptarë vetëm që të ruajnë stats-quon 4-5 zuzarë!
Më mirë një fund i tmerrshëm për ata sot, se një tmerr edhe për 28 vite të tjera për gjithë shqiptarët!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë