Tirane- Zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof mbërriti sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5 vjetorit të SPAK. Kasanof u emërua si pasuesi i Escobarit në korrik 2024.
Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.
Në Seminarin e organizuar pak ditë më parë nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi se ky institucion i ri ka regjistruar një seri çështjesh penale me nismën e vet dhe ka kryer sekuestrime dhe konfiskime asetesh deri 150 milionë euro.
Drejtuesi i SPAK-ut theksoi se hetimet kanë zbuluar lidhje të shumta të zyrtarëve me grupet kriminale dhe e quajti shtyllë të suksesit të Prokurorisë së Posaçme bashkëpunimin ndërkombëtar si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi se sfidë kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK-ut, e cila sigurohet nga ligjet dhe Kushtetuta, dhe që deri tani ka dhënë rezultate premtuese në çështje konkrete.
Ai kërkoi të ngrihet në Kodin Penal pragu prej 500 euro si akt korruptiv, që i takon SPAK-ut, gjë që do ta fokusojë më shumë Prokurorinë e Posaçme në hetimin e çështjeve më të vështira, si dhe mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor, 17:31
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor, 14:27
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor, 13:21
-
Eduard Zaloshnja: Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para
17 Dhjetor, 12:36
-
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
17 Dhjetor, 09:36
-
Mero Baze: Sondazhet për SPAK dhe si sondazhe elektorale për Berishën
16 Dhjetor, 20:38
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41