Nesër del para Vettingut Kryeprokurorja Arta Marku/ Skeda e pasurisë

Nesër del para Vettingut Kryeprokurorja Arta Marku/ Skeda e pasurisë

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nesër do të dalë para komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të saj, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dokumentacionin e zonjës Marku përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arsyet se pse kryeprokurorja e përkohshme pritet të konfirmohet në detyrë janë dy.

Së pari, për zonjën Marku, para se të votohej nga Parlamenti në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, zyrat e Tatimeve dhe Hipotekave kanë informuar Kuvendin për veprimtarinë se kryeprokurores.

Nga shqyrtimi i dosjes, zonja Marku ka rezultuar e rregullt në raport me ligjin. Së dyti, nga verifikimi i deklaratave të pasurisë, zonja Marku rezulton me një pasuri modeste. Shqiptarja.com publikoi pasurinë e plotë të deklaruar nga zonja Marku pranë ILDKPKI që nga viti 2004. Sa i takon pasurive të paluajtshme, kryeprokurorja posedon 1/3 e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, ku siç duket është banesa e prindërve.

Në vitin 2007, kryeprokurorja, së bashku me bashkëshortin, deklarojnë blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000. Apartamenti është blerë me anë të një kredie dhe nga kursimet. Ndërkaq, në vitin 2015, bashkëshorti i zonjës Marku deklaron 25 % të një apartamenti me sipërfaqe 60 m2, fituar nga privatizimi i banesës shtetërore.

Sa i takon të ardhurave, kryeprokurorja deklaron vetëm pagën e saj si prokurore ndër vite dhe pagën e bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2011, kryeprokurorja deklaron edhe të ardhura si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Pasuria e plotë e Arta Markut që nga viti 2004

Viti 2004
Të ardhura nga paga 900 000 lekë nga pozicioni i prokurores.

Të ardhura prej 108 000 lekë nga pensioni i babit.

Vlera 60 000 lekë të përfituara të mamasë nga depozita bankare

Së bashku me prindërit zotëruese e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1 e 3-ta.

Depozitë bankare në emër të nënës 2 000 000 lekë. Depozita është formuar nga të ardhurat e punës së saj në një dyqan i marrë me qira nga një shtetas që nga viti 2000.

Viti 2005 
Të ardhura prej 930 600 lekë bruto nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 651 420 lekë të bashkëshortit pranë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Viti 2006
Të ardhura nga paga në vlerën 952 560 lekë për vitin 2006 (77 550 lekë muaji për 6 muajt e parë, dhe 81 210 lekë për 6 muajt e dytë).

Viti 2007
Të ardhura prej 1 003 506 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 585 790 lekë të bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Bashkëshortët kredi, në vlerën 6 732 704.51 lekë, me afat 15 vjeçar.

Bashkëshortët kanë konsumatore në vlerën 916 457.74 lekë.

Bashkëshortët kanë kursyer vlerën 300 000 lekë me të ardhura nga paga, të cilat u përdorën për blerjen e apartamentit.

Bashkëshortët 5 000 000 lekë për blerjen e një apartament banimi me sipërfaqe 103 m2. Çmimi i blerjes u përftua nga një kredi dhe nga kursime të bashkëshortëve .

Bashkëshortët kanë paguar 149 526.52 lekë për shlyerje të kredisë.

Bashkëshortët kanë paguar vlerën 15 277.36 lekë për shlyerje të kredisë.

Viti 2008
Të ardhura prej 817 774 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 574 984 lekë nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

473 400 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

183 324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2009
Të ardhura 1 234 127 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura 787 732 lekë nga paga e bashkëshortit.

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

516 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2010
Të ardhura 1 057 715 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT

Të ardhura prej 587 693 lekë neto të bashkëshortit

Bashkëshortët kanë kursyer 100 000 lekë nga paga.

Bashkëshortët kanë paguar 503 932 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

Bashkëshortët kanë paguar 192 863 lekë për shlyerje të kredisë konsumatore.

Viti 2011
Të ardhura nga paga 1 322 836 lekë.

125 000 lekë dhe 152.54 dollarë lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura prej 10 152 lekë nga paga si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 721 223 lekë

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

499 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

84 800 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2012
Të ardhura nga paga 1 400 461 lekë.

Të ardhura prej 61 560 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 886 724 lekë.

Bashkëshortët kanë 100 000 lekë kursime cash me të ardhurat nga pagat.

Kredi 109 600 lekë për blerjen e një kondicioneri.

479 557.5 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

173 089.72 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore

55 400 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

Viti 2013
Të ardhura nga paga1 450 786 lekë.

Të ardhura 142 920 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 812 154 lekë.

Bashkëshortët kanë 250 000 lekë kursime.

403 300 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

54 850 lekë duke shlyer totalisht kredinë e marrë në vitin 2012.

Viti 2014
Të ardhura nga paga 1 567 868 lekë.

Paga si pedagoge e jashtme 127 797 lekë.

21 084 lekë dieta për pjesëmarrje në takime me OPDAT-in.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 866 279 lekë.

Kredi bankare në vlerën 263 630 lekë për blerjeje pajisjesh kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash.

Z. Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 25.07.2014 këstin në vlerën 427 500 lekë si pjesë e pagesës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i njoftuar me shkresë të datës 15.07.2014. Pas tërheqjes përfaqësuesi i ka dorëzuar personit që i takonte shumën.

422 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

Viti 2015
Të ardhura nga paga 1 592 541 lekë.

Të ardhura prej 885 259 lekë të bashkëshortit.

Kredi bankare afatgjatë për shtëpi në vlerën 2 700 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron regjistrimin e një apartamenti me sipërfaqe 60 m2.

Apartamenti është fituar nga privatizimi i banesës shtetërore dhe z. Çaku është zotërues i 25% të tij.

2 507 128.82 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

153 000 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

259 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Viti 2016
Të ardhura nga paga 1 238 813 lekë

Paga e bashkëshortit 885 773 lekë

Z. Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 04.05.2016 këstin me vlerë 96 700 lekë si pjesë e pagesës së AKKP Tiranë.

153 600 lekë për kredinë e marrë pranë Union Bank gjatë vitit 2014.

440 824 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nafije: 02/07/2018 23:27

    Vetem prokurpret me shikim PD HYJNE ne filtrat e vettingut simpatizantja e Ed rames do to shpetoje vettingut

    Përgjigju
  • salkari: 02/07/2018 21:13

    Po apartamentin tek pallati i Zajave tek Isa Boletini ne Shkoder??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën