Nesër dita e parë e shkollës, policia e Tiranës prezanton planin e masave! 500 efektivë në terren

Për ditën e parë të shkollës në Tiranë, do të angazhohen në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 efektivë të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nëxnësve në shkolla gjatë procesit mësimor.

Plani i masave që do zbatohet nesër në nisje të vitit shkollor 2023-2024 u prezantua sot në prani të drejtuesve të dy institucioneve, të cilët bëjnë apel për përdoruesit e rrugës. Disa prej masave të marra përfshijnë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët.

-Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

-Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

-Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta. 

-Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino. 

-Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

-Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

-Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hypjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera. 

-Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj, bëri të ditur se përveç detyrave të parashikuara për t’u kryer nga shërbimet policore, është përcjellë informacioni i duhur, ku strukturat përkatëse në Bashkinë Tiranë kanë marrë të gjitha masat për përmirësimet infrastrukturore pranë shkollave, si dhe shtimin e sinjalistikës rrugore në afersi të tyre. 

“Disa nga detyrat kryesore që do të realizojnë shërbimet e Policisë Bashkiake, janë marrja e masave dhe mbulimi me shërbime në 70 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, që në orët e para të mëngjesit, gjatë pushimit të madh, si dhe në përfundim të mesimit. Gjithashtu, do të ndërhyrhet në menaxhimin të trafikut të mjeteve dhe këmbësorëve në 30 rrugë dhe kryqëzime kryesore, në ndihmë të policisë rrugore”, sqaroi Ermal Kapllanaj.

Sipas tij, do të merren masa bashkëpunimi me institucionet dhe inspektoriatet e tjera shtetërore për tregëtinë e paligjshme dhe të palicensuar, që mund të bëhet në afërsi të rrethimit të shkollave të qytetit (ambulantet). Krahas marrjes së informacioneve, apo konstatimin e veprimtarive të mundshme të palgjshme në afërsi të shkollave të cilat në çdo rast do t’i raportohen Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake do të monitorojë ndalimin e automjeteve që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.

“Policia Bashkaike do të marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit”, përfundoi Kapllanaj.

I pranishëm në takimin, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Tiranës, Besmir Qibini apeloi për kujdes të shtuar për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe drejtuesit e mjeteve.

“Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, duke respektuar vizat e bardha dhe semaforin. Përdoruesit e biçikletave, patinave elektrike dhe motomjete të pajisen me kaska dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë. Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e tyre për distanca të afërta. Në rast shoqërimi të fëmijëve me mjet, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të mjetit dhe nëse është e nevojshme në sexhiolino”, deklaroi Qibini. 

Për drejtuesin e Policisë Rrugorre të Tiranës, qëndrimi i mjetit duhet të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve dhe vizave të bardha, si dhe të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

“Drejtuesit e mjeteve të transportit të nxënësve veçanërisht të kenë parasysh që të tregojnë kujdes në hypje-zbritjen e nxënësve, duke ndaluar mjetet në vendet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera. Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë të kujdesen deri në përcjelljen e pasagjerit të fundit nxënës në ambientet e shkollës. Suksese të gjithë nxënësve dhe gjimnazistëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në këtë ditë të rëndësishme! Të gjithë së bashku për një të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë!”, përfundoi Qibini.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh