Koronavirusi/ Akti Normativ: Nga e hëna, makinat që nuk kanë autorizim mund të lëvizin vetëm në këto dy orare

Koronavirusi/ Akti Normativ: Nga e hëna, makinat që nuk kanë autorizim mund të lëvizin vetëm në këto dy orare

TIRANE- Sot do të futet në fuqi Akti Normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin, e asaj që kryeministri Edi Rama e cilëson si luftë për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari.

Kreu i qeverisë njoftoi mbrëmë se sapo kishte përfunduar konsultimet e qeverisë në distancë dhe kanë vendosur që nga e hëna ata që janë të punë, shtet apo privat të lejohen të lëvizin me makinë në dy orare, vetëm deri në orën 08:00 të mëngjesit kur të arrijnë dhe nga ora 16:00 deri në orën 17.00 të pasdites për t'u kthyer në shtëpi.

Por në këtë orar, pra në mëngjes deri në orën 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00 mund të lëviznin edhe qytetarët e tjerë që kanë makinë, pra të gjithë, por vetëm në këtë fashë orare.

"Sapo kemi mbaruar konsultimet e qeverisë në distancë! Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites

Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë.

Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit per 3 vjet dhe sekuestrimin e automjetit! Qeveria do të publikojë sot aktin - normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari" shkruan Rama. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klejdi: 25/04/2020 20:55

    A lejohet t levizesh nga nje qytet ne nje qytet tjeter ne keto fasho oraresh ?

    Përgjigju
  • Ingli: 24/03/2020 11:13

    Po sekuestrimi i makines behet pergjithnje apo sa te mbaroj kjo gjendje ?

    Përgjigju
  • Tarja!: 15/03/2020 15:20

    Zt Kryetar i Keshillit te Ministrave ne distace! Ipaqarte Akti normativ per levizjen automjeteve nga Ora 8-16-17 kategori qe jane punjojes te administrates shteterore dhe punojes privat,kjo eshte e qarte.Po per persona te tjere qe nuk jane ne mardhenje pune si pensjonist, invalit te papune per halle te ndryshme amundet qe te levizin brenda kohes limituat persasiper,apo jane regjim kazerme! keto probleme konsultimet qeveritare ne distance duhet ta sqarojne publikun qe aji te mosndeshet me policine e te marri gjoba Gjoba duke ja boshatise nga xhepi qindarkat e mbetura

    Përgjigju
    • Nje familjar: 16/03/2020 04:00

      Z kryeminister flm per rregullat je nje kryeminister shum I zoti po do te thoshja por kur na semuret nje pjestar I familjes si do ja bejm se ambulance nk vjen si per shembull

  • Zylali nga Tirana!: 15/03/2020 14:39

    Zt Kryeminister personalisht jam dakort me ata cka thu per Kuronovirusin,por jam i paqarte per levizjen e njerzeve te cilet kane halle e probleme familjare te cilet ju po juaprivoni pershkak te koronavirusit.Amendoni ku duhet te hajne ushqehen keto njerze.Ju thoni se levizja per te shkuar ne pune ne sektorin privat dot behet ne oraret e caktura me makinet e ture!Dakort po aji qe ska makine sidihet ta zgjidhe.Aduhet te ishte nje zgjidhje e mire qe ne oren 8-16-17 te kishte levizje autobuzeve urban vetem pervato qe kan Abone? Po pastrueset e pazarit perse nuk dalin ne pune? Akeni informacjon qe Tirana eshte pis! Ne shume streh lokalesh e kane shurruar e dhje qent E Erjon Velijes qe premtoje qe qente doti fuste ne nje kapanon,tashti ti mori ne shtepinebe tije,qe te mbahet paster Kryeqyteti dhe te luftohet Kuronovirus honja qe ju flisni per dite.Mire ben qe konsultohesh me mjeket dhe specjalistet,mos i harro qytetaret bisedo dhe konsultohu me ta,se kane shume gjera per te thone.Jane ata qe ta kane dhene votbesimin per te qene Kryeminister.

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/03/2020 09:52

    Kishim kohe qe nuk mbusheshin me ajer mushkerite.. Beji me orar gjithmone leto makinat se na mbyten ..Perjashto ata qe punojne e udhetojne per arsyje..

    Përgjigju
  • Adi: 15/03/2020 09:29

    Maskat tu a japi basha qe i perdori per protesta ato ishin qe duheshin tashme per mjeket po kur ke shum lyejm menderen

    Përgjigju
    • Ops: 15/03/2020 10:35

      Ti qenke taman servil partie , ik futu na nje tas groshe dhe prit daten per rroge

  • Ops: 15/03/2020 09:18

    O idjot, shif nxirr na nje vendim te nisesh ushqim per te vardrit dhe per ndihme per bizneset sepse praktikisht jane te 2 kadegorit te vdekut

    Përgjigju
  • Sonila: 15/03/2020 02:06

    O RAMA KAM NJE PROBLEM,,KAM 4 DITE QE NUK DHJES DOT SE ESHTE SHTETRRETHIM,,A DO KEM MUNDESI TE DHJESE TE HENEN,,,,APO C'FARE ILACI TE MARR???VETEM TI RAMA I RREGULLON KETO PUNE.....

    Përgjigju
    • Xxx: 15/03/2020 10:13

      Prit, prit, se nuk ka fillu akoma nuk ke nevoje me shku me dhi, se do te dhitesh ne breke e masanaj e kupton.

    • Edi jam: 15/03/2020 09:38

      Nuk eshte çeshtje mjekesie. Thirr idraulikun. Mos harro te lash duart dhe te presesh thonjte. Lere per ca kohe te bardhen. Une e lashe. Me tha dr kalo qe te ul imunitetin. Futja hashash se te hap oreksin

  • Te q.r.bt: 15/03/2020 01:30

    Ke shtate vjet si kryeminister,,dhe nuk i ke rritur fondet per shendetsine si ne vendet europiane,,se do i vidhje parate e shendetsise me koncesionet,sterilizimit check-up,,dhe me 1 km,,rruge 20 milion euro...shk*****te m*ti....

    Përgjigju
    • A. N.: 15/03/2020 08:17

      Ata kishin fonde per qen gjurmues dhe kur ra termeti skishin as edhe 1 qen per te kerkuar njerezit nen rrenoja.

  • Gloria: 15/03/2020 01:12

    ISHALLAH I ZE KORONA --VIRUSI TE GJITHE POLITIKANET SI TE MAJTE E TE DJATHTE,,,,TE SHPETOJME NGA KJO RRACE E POSHTER.....

    Përgjigju
  • E majta: 15/03/2020 01:02

    E dim qe je ngujuar ne surrel po nxirr nje dokument zyrtar ne faqet e qeverise apo ministrive perkatese. Shum bukur i ka nxjerr min shendetesis. Ta dim ca behet kush dhe kur nuk qarkullohet a kur jan afatet mos na kapin policet ne rruge e sdim ctju themi.

    Përgjigju
    • Bora vlore: 15/03/2020 15:00

      Z.Edi Rama juve ju faleminderit per informacionet e mundshme qe na informoni..por cfar ndihma financiare do na japesh se per mjeket u dhe pag te kenaqshme por mendo per ne qe skemi as buk te ham dhe Jo me te lajm kredit neper banka..si do behet se ne e kemi te nevojshme te levizim me makin se punojm ne pun te zez..te lutem dua nje informacion te sakte dhe mundohu qe per 3-muaj te na falesh kredit ..apo ke ndonje plan tjeter??!flm

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë