PD: Jo lëvizje me orare, qeveria të vë karantinë totale për 14 ditë, të miratojë paketën sociale

PD: Jo lëvizje me orare, qeveria të vë karantinë totale për 14 ditë, të miratojë paketën sociale

TIRANË - Partia Demokratike i kërkon qeverisë që të vendosë karantinë totale në të gjithë vendin për 14 ditë, duke mos lejuar qarkullimin e askujt dhe më tej të miratojë paketën sociale ekonomike për rimbursimin e bizneseve, të pagës së punonjësve dhe ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë. 

Në një reagim për mediat, PD del kundër hapësirës së qarkullimit me automjete dy vetëm në dy fasha orare të përsonave që shkojnë në punë në shtet e privat, në 8 të mëngjesit dhe 16:-- deri 17:00 pasdite.

Reagimi i plotë
Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi. 
 
Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj. 
 
Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.
 
Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët. 

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës.
 
Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët. 

Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1. Riimbursimin e bizneseve
2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë
 
Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 17/03/2020 03:41

    Prape ky ku*va,,,ik mor baxhelle dibre...m*t m*ti..

    Përgjigju
  • Toni: 16/03/2020 07:10

    Eshte hera e pare ne 30 vjet qe degjoj dicka me kuptim nga PD. Mendoj se suhen marre parasysh masat se nqs levizim me orare dhe shkojme ne pune nuk ka rendesi se sa rrime prape virusi do perhapet. Duhet izolim total per ca dite

    Përgjigju
  • O Lulash: 15/03/2020 17:19

    Shko mo bej cicin se nuk je per mend.Per mend ka Flamur Noka

    Përgjigju
  • mond: 15/03/2020 13:33

    PD mendon se populli po sakrifikon duke u mbyllur brenda, dhe kerkon nga Rama te "sakrifikoje" dhe ai duke rimbursuar paga, biznese, ndihma, etj etj, a thua se do ti nxjerre nga xhepi i tij personal.Kur i formulojne keto deklarata mendojne pak apo thjesht duhet te thone dicka qe sipas tyre "godet" Ramen, po se ckuptim ka, varja ,ska problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë