TIRANË- Anëtarët e Partisë Demokratike janë thirrur nesër për të votuar për kreun e ri të partisë. Një proces i vendosur në qendër të kritikave, pasi Sali Berisha skualifikoi 5 kandidatë nga gara dhe do të jetë emri i vetëm në fletën e votimit që do tu ofrohet demokratëve si alternativë.
Kryedemokrati Berisha refuzoi të japë shifra se sa është numri i anëtarëve që është thirrur në referendum, duke insistuar se ky është një proces modern.
“Procesi i zgjedhjes me një anëtar një votë apo i votëbesimit me një anëtar një votë, është forma më epërore e cila për hir të së vërtetës, në 70-75% të rasteve që përdoret, është me një kandidat.
Jo se ajo nuk është e hapur, ajo është plotësisht e hapur, por sepse të tjerë, personalitete të tjera, ngurojnë një garë ‘një votë një anëtar’ për arsye të pasigurisë që ka ajo në rezultatin e fitores dhe nuk duan të përballen të regjistrojnë një jo-fitore. Por duhet të jenë krenarë, çdo demokrat dhe demokrate duhet të jetë krenar, se nesër voton në zbatim të një procesi që është aktualisht procesi më modern, në një kohë kur partia e krimit nga 2009 e gjer sot e ka fshirë fjalën votë nga fjalori i vet”, tha Berisha.
Ndonëse PD bashkoi votat me PS dhe miratuan ndryshimet e dakordësuara së bashku për Rregulloren e Kuvendit, Berisha thotë se nuk ka pakt.
“Gjykata Kushtetuese e anuloi rregulloren. Atëherë, ne për të rritur funksionalitetin në interesin e qytetarëve, shtuam disa amendamente dhe nuk pranuam asnjë amendament që cenonte interesat e qytetarëve. Në qoftë se kush mendon se parlamenti duhet të rrinte pa rregullore, kjo s'mund të ndodhë.
Në qoftë se ndokush sugjeron që të rivotohej nga shumica rregullorja ekzistuese, atëherë duhet të ketë parasysh se ne bëmë një padi kundër kësaj rregulloreje në Gjykatën Kushtetuese dhe ne jemi seriozë”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek raporti i dorëzuar ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për integrimin, kreu i PD tha se drafti shpreh shqetësime serioze dhe se vendi ynë dhe kryeministri Rama janë futur në rreth të kuq për shkak të korrupsionit.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën politike drejtuar qeverisë shqiptare pas lajmit se raporti i IBAR ka marrë dritën jeshile nga COELA dhe pritet të kalojë sot në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Berisha thotë se në raportin e dakordësuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE korrupsioni në Shqipëri trajtohet si një shqetësim thelbësor ndërsa në draftin e muajit shkurt korrupsioni ishte shqetësim serioz.
“Në raportin e shkurtit thuhet: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz. U garantoj se ky term ekziston edhe në raportet e vitit 2011. Shqetësim serioz. Por jo, nuk e pranon COELA këta. Nuk është punë shqetësimi serioz, se shqetësim serioz mbetet kur luftohet, por duhet të luftohet vazhdimisht. Tani është kaluar në një terminologji krejtësisht tjetër: Korrupsioni shqetësim vendimtar, themelor. Me një fjalë, Shqipëria pothuaj me karton të kuq’, tha Berisha.
Komente











Ligjëro shoku Sali .. Ligjëro bilbili ynë .. Ti PD e shkatërrove... Vodhe e vrave shqiptarinë... More dekoratë ndërkombëtare... NON GRATËN MERITOVE.... Mjer shpellarët që të vinë pas..
PërgjigjuEdhe pse me 1 kandidat kjo do jete gara me e veshtire per Doktor Berishen! Ne nivelin intelektual shqiptar (4% e popullsise) kjo ngjarje do jete dita e nisjes se renies se tranzicionit dhe fundi partise demokratike ! Nese politikan te rinj serioz si Shehaj Qorri apo levizjet e reja e kuptojnë besoj brenda 2033 shkrihen partite e medha fillimisht PD e djathta pastaj PS e majta! Nuk mund te pranoje koha moderne nje padrejtesi te tille ne Adriatik dhe Jon! Ndaj besoj data 23 Maj ne literaturen e se ardhmes do jete fundi I PD pas 35-36 vitesh si krijim pra nisja e fundit politik dhe shkrirjes politike! Nese unioni studentor krijon grup te rinj politik Vendas me studime 100% shqiptare dhe demostron fuqi tregon qe e ardhmja lulezon nese jo tregon qe e ardhmja 2045 do jete me fuqine e injorances kombetare por nuk duhet harruar se intelektual te vertete real pas perdeve te show e kuptojnë fundin e nje force serioze politike ! Cdo fillim ka nje fund edhe gjigandi Komunist 1944-1987 kishte fundin e tij , cdo epoke ka nje mbyllje ! Lamtumire partia demokratike ! I ke vendos çepenat politik tani je thjesht nje biznes i mire dhe me vlera , poltike nuk prodhon per biznes sigurisht nje shembull per tu ndjekur !
Përgjigju