Sot GJKKO vulos ‘fatin’ e Berishës, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike! Ja përse ai uron të lihet në burg! Përfundoi i vetmuar si Gadafi

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka qenë i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së sotme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

“Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim...e gjëra të tilla”- tha Bejko.

Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që e ka mbështetur Berishën gjatë kësaj periudhe, Bejko tha se dyert për ta janë të hapura dhe se janë të justifikuar nga faji, duke theksuar se ish-kryeministri shfrytëzoi depresionin e demokratëve pas humbjes së zgjedhjeve parlametnare të 2021-shit.

“PD i ka dyert e hapura për të gjithë anëtarët e saj përjashtuar ata që kanë probleme me drejtësinë. Pjesa tjetër, patjetër që është e mirëpritur, nëse ata pranojnë të vijnë do të thotë se është një lloj pendimi. Nuk kanë faj, Berisha shfrytëzoi depresionin që i kapi demokratët pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, u premtoi atyre se përmes karizmës së vetë brenda 6 muajve do rrëzonte Ramën por nuk ndodhi.  Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerz për t;u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli sic thashë unë, përfundoi vetëm”- shtoi Bejko.

Më tej Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar.

“Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika.  Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”- tha nënkryetari i PD.

Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, të nesërmen (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Lorenc Vangjeli i këndon 'këngën' Lulzim Bashës: Hidhe vallen rrotullo, asetmadh i motrës o!

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e “Kontrast” me Denis Mingën , ironizoi sjelljen e Bashës në politikë. Duke iu referuar deklaratës së Bejkos i cili tha se në janar, Basha do të jetë më i angazhuar politikisht, Vangjeli mori shembull një prej këngëve nga ana e jugut të vendit, duke e krahasuar atë me veprimet e Bashës.

“Më bëri përshtpyje ajo që thatë ju do ta shihni në janar. Mu kujtua në mënyrë të befasishme një këngë që këndohet në bregun jugor të Vjosës. Është vallja e krushqve ku vargu i parë është drithërues.

Ana e dhëndrit që thotë: Hidhe vallen rrotullo asetmadhi i motrës o!

Ia presin krushqit: Mos e mburr mos e lëvdo, në janar do t’ja shoh. Origjinali i këngës është në mbrëmje do ta shoh.

Por ne shohim se asetet nuk janë më të mëdha se të Piter Panit që nuk pranon të rritet “- përfundoi Vangjeli.

Ora 20:10
A do ta mbështesë SPAK-un nëse merr nën hetim Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet nënkryetari i PD

 

I pyetur nga gazetari Denis Minga sesi do të vepronte nëse SPAK-un nëse në të ardhmen vë nën  hetim Lulzim Bashën, nënkryetari i PD, Roland Bejko u përgjigj duke thënë se mbështeste Prokurorinë e Posaçme.

Ai theksoi se kushdo që ka pretendime për shkelje të Bashës lidhur edhe me akuzat ndaj tij, ta çojë në SPAK.

“Absolutisht po! Kushdo që ka pretendime ndaj tij, ta çojë në SPAK. Nuk e kam si Berisha që thotë do zbatoj vendimin e parlamentit dhe nesër ndërton strategjinë si do e digjte parlamentin”- tha Bejko.

Ndërsa sa i takon rezultateve të sondazhit të kryer nga Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja ku Altin Dumani dilte njeriu më me ndikim gjatë këtij viti, Bejko tha se kryeprokyrori i SPAK do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri duke i hetuar edhe të tjerët pas Berishës.

“Në Shqipëri duke qenë se ka munguar ky lloj raporti për t’i dhënë rolin e duhur, Dumani merr peshë sepse ka krhyer shpresën tek shqiptarët për drejtësi, ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve. Por do i japë fund tranzicionit në Shqipëri sepse pas Berishës do vazhdojë edhe me të tjerë.  Dumani po e bën këtë të thotë shikoni se Shqipëria nuk është vetëm dhe e pashpresë”- u shpreh nënkryetari i PD.

Ora 19:47
Pse Basha nuk ka qenë aktiv në politikë? Bejko: Ka zgjedhur të qëndrojë larg sherrnajës, një ‘ortek’ po zbret nga mali

 

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Kontrast” ka folur edhe mbi arsyet përse kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të mos jetë shumë aktiv dhe të mos dalë nëpër studio televizive për të diskutuar lidhur me situatën ku ndodhet PD.

Ai tha se gjatë kësaj kohe, Basha është përpjekur për ringritjen e PD-së në aspektin organizativ dhe në marrëdhëniet me ndërkombëtaët duke zgjedhur të qëndrojë larg përplasjeve.

“Kryetari i PD ka zgjedhur të merret me ringritjen e PD në aspektin organizativ dhe strukturor,. Në rivendosjen e kontakteve ndërkombëtare dhe në rimobilizimin e PD që është sot dhe në prekjen në terren të shqetësimeve të qytetarëve. Basha ka zgjedhur t’i qëndrojë larg sherrnajës ku një ortek është duke zbritur nga mali. Ai është i destinuar të bie në fund të luginës”- tha Bejko duke iu referuar kështu situatës së vështirë në parti dhe fundit të Berishës.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 26/12/2023 08:41

    Sali Berisha e mbylli me turp karieren politike dhe rithemelimi ka humbur cdo shprese per ringritje.Ne mendimin tim edhe situata e PD-s (zyrtare) nuk ndryshon shume.Ajo (PD-ja) ka mbeshtetur shpresat tek nje "deshtak".Ne 10-t vite Kryetar Basha ka rregjistruar vetem humbje ne cdo fushate.Pas cdo deshtimi "fillon" beteja.Ai (Basha) eshte po aq fajtor sa Berisha pas ardhies ne pushtet ,ne 2005-n.Bejko me te tjeret duhet te fillojne riorganizimin pa Bashen,qe mund te jene pak te besueshem,por jo me Bardhin.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/12/2023 21:23

    Bejko komunisti

    Përgjigju
  • XXX: 25/12/2023 21:00

    Bejko dhe cdo njeri me dy pare mend ne koke,duhet te dij se nuk mund te kete Parti te vertete demokratike me Berishen dhe Bashen ne krye. Ata jane te dy te korruptuar,por nuk flasin per b/punimin qe kane patur ne vjedhjet,si ne rrugen e kombit ,apo vrasjen me 21 janar.Ministri me i rendesishem i Berishes, " nuk din per gjynahet e eprorit te tij "Basha i din te gjitha dhe nuk eshte i zoti te flasi.Pse ??SEPSE ESHTE BASHKEPUNETOR I BERISHES. Edhe budallejt e kane kuptue lojen tyre.Prandaj largoni menjehere nga drejtimi keta dy tipa , por edhe eksponent besnik te tyre e vecanerisht besniket e Salut dhe nje pjese e grupit Bardhi.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/12/2023 19:51

    Zoti Bejko, nuk do ju votoje njeri as ju as berishen, orteku ju ka mare te gjithve me kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë