TIRANË-Nesër pritet të shqyrtohet fati i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.
Neser ora 14:00, do të gjykohet në seancë dëgjimore publike çështja nga trupa gjyqësore e përbërë nga Natasha Mulaj Kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.
Kujtojmë se Luan Daci, edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.
Ndërkohë që më parë SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.
Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.
Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
27 Janar, 15:13
-
'Babalja'/ Caktohet relatori për Salianjin, ish-deputeti e PD ‘mobilizohen’ në sulme kundër Sokol Binajt: U manipulua procesi, militant i PS! Gjykata e Lartë sqaron të vërtetën
27 Janar, 12:17
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54