Që të enjten, operacionin ndërkombëtar që do të monitorojë Vettingun shqiptar do të fillojë punën.
Kjo datë përfundon dhe me mbylljen e aplikimeve në zyrën e Avokatit të Popullit për 2 komisionet e Vettingut.
Nga lista e kandidaturave ONM do të përzgjedhë ata që nuk i përmbushin kriteret dhe brenda marsit duhet t’i dërgojë Kuvendit ‘listën e zezë’ me emrat e tyre. Më pas Kuvendi ngre një komision të posaçëm deputetesh për të përzgjedhur 27 emrat që do të bëjnë Vettingun. Në fund të prillit 2 komisionet që do filtrojnë drejtësinë shqiptare duhet të jenë ngritur.
Por Calavera, nxiton të sqarojë ne ONM nuk ka ndërmend të marrë vendime apo të cënojë sovranitetin e institucioneve shqiptare.
Të enjten vijnë dhe 3 gjyqtarë e prokurorë nga vendet e BE-së për të asistuar Avokatin e Popullit për rreth 1 muaj. Këta do të jenë ekspertët afatshkurtër. Më pas BE do të dërgojë dhe 7 ekspertë afatgjatë kryesisht gjyqtarë që do të monitorojnë të gjithë procesin i cili pritet ët zgjasë 2-3 vjet.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.
2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda.
3. Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:
a) i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik; b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;
c) u jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit;
ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com