Nesër në orën 06:00 nis shtetrrethimi në Tiranë, Durrës dhe 6 bashki të tjera të vendit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa masat do të jenë në fuqi deri të dielën në mesnatë. Por kush lejohet të qarkullojë dhe kush jo? Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë për qytetarët në një komunikim në Facebook. "Jemi për të shpjeguar masat që do të vihen në zbatim duke filluar nga nesër në orën 06:00 në Tiranë dhe në Durrës dhe në bashkitë e paralajmëruara, si zona të ndaluara për qarkullimin, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Lushnje dhe Vlorë. Nga nesër deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë transporti publik, private dhe brenda për brenda për qarqet që përmenda më parë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat, dhe automjetet që kryejnë shërbime shtetërore, personale shëndetësor, strukturat mbështetëse farmacitë, furnizimi me ushqime, kateing, postare, zjarrfikës, funeral, pastaj edhe të gjithë personelin që është i lidhur me energjinë apo ujin, plus personelin i policive private të ruajtjes së objekteve dhe personeli i shërbimeve të internetit, autoportuale dhe linjave ajrore.
Për të gjitha këto struktura kur bëhet fjalë qoftë për strukturat shtetërore apo private ka një metodë shumë të thjeshtë. Në adresën policia rrugore, asp.gov.al, administratori i kompanisë të dërgojë listën e të gjithë pjesëtarëve të personelit të nevojshëm për të qenë në lëvizje. Nuk është e nevojshme të kërkohen targat, e vendos personi vetë në kopjen e email-it që dërgohet. Me dokumentin ID me vete e ka plotësisht të lehtë të kalojë. Nuk besoj se ka arsye për të dyshuar se është gjëja e duhur dhe e mundur për t'ua bërë të lehtë jetën kompanive dhe institucioneve. Është e rëndësishme të theksoj që do të ndiqet e njëjta mënyrë edhe për shërbimet e medias. Duhet ti drejtojnë në adresën policiarrugoreasp.gov.al kërkesën për të gjithë emrat.
Edhe qarkullimi i makinave me sëmundje kronike me dokumentin e nevojshëm për trajtimin e tyre është i hapur, ashtu si transporti për personat që bëjnë kujdes social për të moshuarit, por duhet të kenë një vërtetim të thjeshtë nga mjeku. Përsa i përket vajtjeve ardhjeve në Rinas, shoferët duhet të kenë biletat e fluturimit, fotokopjet në letër apo celular, të atyre që presin apo largohen. Marrja në automjetin e punës nga këto persona të personave të tjerë të familjes apo të tjerëve që nuk kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të sanksionohet. Ju lutem të gjithë drejtuesve të institucioneve dhe administratorëve të kompanive të përcjellin këtë mesazh. Nuk është fjala për të penguar për qejf njerëzit, por për të mbrojtur këdo me të gjitha forcat. Duhet lista me emrin telefon e firme e administratorit ne cdo makine' tha Rama.
Lajmi kryesor: