Pezullohen fasonët e call center, Rama: Të premten shtetrrethim, hapur vetëm furrat, ushqimoret e farmacitë, ecje në këmbë, jo piknik në grup

TIRANË-Biznesi fason dhe call center nga nesër do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë. Arsyeja e mbylljes është se nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse për t'u ruajtur nga përhapja e koronavirusit. Nga inspektimet e bëra ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se janë konstatuar biznese që nuk kanë ruajtur distancat mes punonjësve prej më shumë se 1 metër larg dhe nuk kanë përmbushur rregullat e higjienës. Kryeministri sqaroi të gjitha kategoritë që do të lejohen nesër të qarkullojnë, ndërsa këshilloi pjesën tjetër të qytetarëve në Tiranë, Durrës dhe 6 bashkitë e tjera që të rrinë në shtëpi ose nëse dalin mos të lëvizin në grup nga liqeni për piknik. Aktiviteti prodhues nuk do të pezullohet, ndërsa të gjitha dyqanet e tjera me përjashtim të furrave të bukës, farmacive dhe ushqimoreve do të jenë mbyllur.

"Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon", tha Rama.

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem. "Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë", tha Rama. Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. "Ne kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim", - tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Deri të dielën shtetrrethim, po më pas çfarë do të ndodhë? Rama tregon planin

Nesër futet në fuqi shtetrrethimi, që do të jetë në fuqi deri mesnatën e së dielës. Por cfarë do të ndodhë më pas? "Ne do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt, për të ngadalësuar maksimalisht shpërndarjen e virusit. E përsëris, nuk është ideja të bëjmë sa më shumë teste, të kapim me teste të gjithë ata që kanë korona, koronën do ta marrin masivisht si një virus gripi, por njësoj si me virusin e gripit, siç tregon eksperienca e Kinës, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurën e patën apo nuk e patën. Ju e dëgjuat kancelaren gjermane që tha 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi" tha Rama.

Ora 19:59
Rama merr vendimin për personat që u skadon afati i pasaportës

Personave që u mbaron afati i pasaportës, pra u skadon këto ditë do të vijojnë që ta përdorin. Kryeministri Rama u shpreh se pasaporta do të jetë e vlefshme. "Pasaporta do të konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë. Do të pezullohet afati" tha Rama.  

Ora 19:55
Tekniku i ashensorëve e kap të papërgatitur, Rama: Këmbët janë më të sigurta

I pyetur nëse teknikët e ashensorëve duhet të kenë leje për të lëvizur nesër me makinë, Rama u shpreh se "Kjo është një pyetje që më gjen të papërgatitur, por deri të hënën kjo cështje mund të qëndrojë sikur është. Nëse ka një urgjencë policia është aty dhe për urgjenca jeta vazhdon. Do të trajtohet ashtu nëse është ndryshe këmbët janë mjeti më i sigurt për t'u ngjitur dhe zbritur. Evitoni ashensorin sa të mundeni, mos prini t'ua dezinfektojë shteti dhe perëndia, por bashkërisht kush e ka të mundur".

Ora 19:51
Leje për në maternitet? Rama: Ai që shtyn për të dalë nuk pyet....

"Për të shkuar në maternitet nuk ka nevojë të tregoni asnjë dokument vetëm të jetë e qartë që ju jeni në makinë dhe është më shumë se cdo dokument tjetër, kaq dhe nuk ka nevojë. Nëse shkon nevoja, ju jeni aty dhe flet vetë prania e tij që po ju shtyn me forcë për të dalë në këtë kohë të vështirë, por ai nuk pyet dhe do ta dalë" tha ai.  

Ora 19:47
Rama e përsërit: Këstet e kredive të bankave janë ngrirë, nuk janë problemi i këtij momenti

"Sot Guvernatori ka shpjeguar që u mor një masë që kishim kërkuar për bankat. Të gjitha këstet e bankave janë shtyrë dhe nuk janë problemi i këtij momenti. Ngritja e kësteve ka ndodhur dhe të gjitha janë bërë me plan dhe do të vijojnë të bëhen me plan" tha Rama.

Ora 19:47
Akuzat e Bashës? Rama: Duhet të ishim të gjithë bashkë, por lërini në dëshpërimin e tyre

"Këta lërini në dëshpërimin e tyre se edhe në kohën kur të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë luftë tani që njerëzit duhet të jenë njerëz më shumë se asnjëherë me njëri tjetrin. Është një luftë ku të gjithë duhet të rrimë vetëm dhe të jemi bashkë".

Ora 19:42
Rama: Ja përse nuk do të shkoj ta bëj testin për koronavirus

"Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si cdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndje asgjë, Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët".

Ora 19:42
Rama tregon se kush duhet ta përdorë maskën: Të tjerët jo, nuk ka nevojë

"Nuk ka nevojë për maskë për personat që nuk kanë kontakte të afërta në një mjedis të mbyllur, që të ruajnë distancën. Nëse ti ecën në rrugë dhe nuk je me gjithë familjen i përqafuar, por ruan distancën dhe nuk shkon të përqafosh njerëz dhe nuk rrezikohesh nga tështimat nuk ka nevojë për maskë. Por policia në rrugë do të vendosë maskën se afrohet te xhami dhe kërkon dokumentin. Hapni dritaret sa më shumë, lani duart. Maskat i duhen personelit shëndetësor, atyre që kanë kontakte të afërta dhe të vazhdueshme dhe për këtë arsye mbyllen lokalet" tha Rama.

Ora 19:34
Rama: Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë e kanë gabim

"Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë e kanë gabim. Kufijtë nuk duhet të ishin  mbyllur më parë, shikoni si vendet e tjera po veprojnë më ngadalë, Amerika i mbylli vetëm dje, Britania nuk ka vendosur të mbyllë as shkollat. Nuk përshkallëzohen masat me idenë se virusi do të shkojë në Berat dhe hajde të bllokojmë Beratin. Afrimi i temperaturave të larta do të ulë agresivitetin e virusit. Kjo është luftë, nuk e kemi armikun me armë, nuk na bombardon nga lart, e kemi në ajër dhe rreth nesh dhe kërkon të na fusë në trup dhe të kapë hallkën më të dobët" tha Rama.

Ora 19:34
Rama sqaron kush i dërgon të dhënat në polici për kategoritë që do lejohet të lëvizin nesër

"Për institucionet shtetërore dikasteri, të gjithë personelit. Për strukturat private është administratori, personi, emër mbiemër dhe numri i telefonit. Në kutinë ku vendoset targa është vetë personi që e shkruan dhe ka kopjen në kroskotin e makinës që vërteton se hynë në kategorinë e personave që kanë liri në këtë situatë që është shtetrrethim" tha ai.

Ora 19:27
Rama: Fluturimet janë pezulluar vetëm me Italinë dhe SHBA-në, kompanitë riprenotime

"Nuk ka kufizim për fluturimet përveç Italisë dhe Amerikës. Kush ka biletë për në Itali apo SHBA duhet të presë momentin kur do të rihapet. Rimbursimi, kompanitë të bëjnë riprenotimin. Kjo është gjëja që u kemi kërkuar kompanive. Të gjithë ata që kanë bileta me Air Albania dhe u kalon data do të kenë të rezervuar vendin kur të rihapen fluturimet' tha Rama.

Ora 19:25
Koronavirusi, Rama: 80% do të kalojnë në shtëpi pa e kuptuar, të tjerët hospitalizim

"Që të jemi të qartë edhe njëherë. Koronën do ta marrin masivisht si virus gripi, e marrin masivisht, por njëlloj si me virusin e grupit, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurrë që e patën apo jo, se unk do të kemi asnjë simptomë. 20% i atyre që do të ndjehen jo mirë, duhet të kemi fokusin e vëmendjen që flasim për këtë. Një pjesë e kalojnë me shqetësime si një grupi, rrufë, pak temperaturë, këputje, por nuk shkojnë në një gradë më të".

Ora 19:21
A do të pezullohet ecja në këmbë nesër? Rama sqaron qytetarët: Jo piknik në grup te Liqeni

"A do të pezullohet ecja në këmbë? Nuk do të pezullohet, por nuk është këshillueshme në grup, askërkund që të grumbullohen te kodrat e liqenit dhe të qëndrojnë për piknik, ecja po, mund të dalim për ajër të pastër, por jo në grup dhe familjerisht. Mos na detyroni të përdorim forcën, mos u mbildhni në bulevardin e Elbasanit për ditën e Verës" tha Rama.

Ora 19:18
Rama: Pezullohen aktivitetet e qendrave tregtare, hapur vetëm furrat, farmacitë dhe ushqimoret

"Për qendrat tregtare, do të pezullohen të gjitha aktivitetet brenda tyre që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutik, dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllen. Ndërkohë që cdo shërbim për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme, është e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim bukë në shtëpi. Për blerjen e ushqimeve dhe ilaçe do të lëvizet, nuk ka mungesa. Ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura. Aktiviteti prodhues nuk pezullohet. Ato që thuhen lidhur me ushqimet janë broçkulla. Mos u panikoni për të marrë bukë për 15 ditë".

Ora 19:14
Rama: Fasonët dhe call center ta harrojnë që të kërkojnë lekë nga shteti për mbylljen

"Po ju shpjegoj se nesër edhe fasonët dhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për sigurinë dhe nëse standardet, që janë të thjeshta nuk do të garantohen do të marrim masa drastike, që do të bien në shpatullat e pronarëve, duhet ta harrojnë që mund të kërkojnë nga shteti para për shkak të mbylljes se nuk është mbyllje që vjen si rezultat i kërkesës së shtetit në kohë të zakonshme, por që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave të këtij  momenti dhe mos vënies në jetë të këshillave. Është pa përgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, por do të ndëshkohet. Të dezinfektohen vendet e punës dhe të shkurtohen distancat. Nëse mbyllim bare, restorante, lokale dhe shmangim lëvizjet. Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë dhe e shpejtë" tha Rama.

Ora 19:00
Nesër nis shtetrrethimi, Rama: Kategoritë që u lejohet të lëviznin, të tjerët në shtëpi!

Nesër në orën 06:00 nis shtetrrethimi në Tiranë, Durrës dhe 6 bashki të tjera të vendit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa masat do të jenë në fuqi deri të dielën në mesnatë. Por kush lejohet të qarkullojë dhe kush jo? Kryeministri Edi Rama e ka sqaruar edhe njëherë për qytetarët në një komunikim në Facebook.  "Jemi për të shpjeguar masat që do të vihen në zbatim duke filluar nga nesër në orën 06:00 në Tiranë dhe në Durrës dhe në bashkitë e paralajmëruara, si zona të ndaluara për qarkullimin, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Lushnje dhe Vlorë. Nga nesër deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë transporti publik, private dhe brenda për brenda për qarqet që përmenda më parë. Qarkullimi  në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat, dhe automjetet që kryejnë shërbime shtetërore, personale shëndetësor, strukturat mbështetëse farmacitë, furnizimi me ushqime, kateing, postare, zjarrfikës, funeral, pastaj edhe të gjithë personelin që është i lidhur me energjinë apo ujin, plus personelin i policive private të ruajtjes së objekteve dhe personeli i shërbimeve të internetit, autoportuale dhe linjave ajrore.

Për të gjitha këto struktura kur bëhet fjalë qoftë për strukturat shtetërore apo private ka një metodë shumë të thjeshtë. Në adresën policia rrugore, asp.gov.al, administratori i kompanisë të dërgojë listën e të gjithë pjesëtarëve të personelit të nevojshëm për të qenë në lëvizje. Nuk është e nevojshme të kërkohen targat, e vendos personi vetë në kopjen e email-it që dërgohet. Me dokumentin ID me vete e ka plotësisht të lehtë të kalojë. Nuk besoj se ka arsye për të dyshuar se është gjëja e duhur dhe e mundur për t'ua bërë të lehtë jetën kompanive dhe institucioneve.  Është e rëndësishme të theksoj që do të ndiqet e njëjta mënyrë edhe për shërbimet e medias. Duhet ti drejtojnë në adresën policiarrugoreasp.gov.al kërkesën për të gjithë emrat.

Edhe qarkullimi i makinave me sëmundje kronike me dokumentin e nevojshëm për trajtimin e tyre është i hapur, ashtu si transporti për personat që bëjnë kujdes social për të moshuarit, por duhet të kenë një vërtetim të thjeshtë nga mjeku. Përsa i përket vajtjeve ardhjeve në Rinas, shoferët duhet të kenë biletat e fluturimit, fotokopjet në letër apo celular, të atyre që presin apo largohen. Marrja në automjetin e punës nga këto persona të personave të tjerë të familjes apo të tjerëve që nuk kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të sanksionohet. Ju lutem të gjithë drejtuesve të institucioneve dhe administratorëve të kompanive të përcjellin këtë mesazh. Nuk është fjala për të penguar për qejf njerëzit, por për të mbrojtur këdo me të gjitha forcat. Duhet lista me emrin telefon e firme e administratorit ne cdo makine' tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 13/03/2020 09:14

    Jo z.km nuk jam dakord kam dy jave qe them duhej te ishin mbyllur kufijte sepse jemi shtet pa kapacitete mjeksore prandaj duhej parandalimi ku do shkosh me 130 respirator kush do i perdore i pari ai qe ka pushtet ai qe ka para apo ai qe lufton per kafshate prandaj duhej mbyllja mos u beni qesharak se amerika i mbylli pas 1000 rasteve mos valle don me krahasu shqiperine me ameriken?

    Përgjigju
  • Llazi: 12/03/2020 22:45

    O RAMA KAM NJE PYETJE ,,ME KA HIPUR FRIKA,,KUR ESHTE ME E PERSHTATSHME PER TE DHJERE NE BANJO NE MENGJES APO DARKE,,DHE C'FARE DUHET TE KESH VESHUR,,,AMAN SE E KAM MERAK,,MA JEP PERGJIGJEN NE TELEFON,,,

    Përgjigju
  • Shpresa: 12/03/2020 21:28

    Analize ne shtetrrethim... 1 . Nqs disa call center dhe fason nuk kanE rrespektuar rregullat e hixhenes dhe te distancave cafre fajit kane te tjeret apo kemi te bejme me faj kolektiv. 2. Pse te gjitha bizneset prodhuese rrespektojne rregullat?! Ketu kemi e bejme me pafajsi kolektive.

    Përgjigju
  • Ema: 12/03/2020 16:22

    Po cfar fasoni jan keta, makina qepese kan , copa kan le te bejn maska per vete te mbajn distanc e po paten mundesi e te bejn maska edhe per te tjeret ne nevoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë