TIRANË- E hëna e 27 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga nesër do të nisë zyrtarisht shkolla.
Shkollat e vendit do të mbushen sërish nga të qeshurat e pafajshme të fëmijëve, që do të rikthehen sërish në bankat e shkollës, me shpresën se duke u kujdesur maksimalisht për kushtet higjienikë, pandemia nuk do të përbëjë pengesë në procesin mësimor. Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.
Një pikë e rëndësishme është ajo e zbatimit të masave anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.
Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID. Më herët Minstrja , ka njoftuar se nga klasa e parë deri më të 9-të, nxënësit do të përfitojnë libra shkollor falas.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2560
Lajme të tjera
-
'Big Brother' Balla: Shumë shpejt 200 km e parë do monitorohen me kamera e radarë, në rrugë s'do ketë patrulla policie
11 Prill, 10:33
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08
-
Zbehet simbolika e luleve e kartolinave për 7 Mars, dhurata e zarfe me lekë për mësuesit
6 Mars, 15:26
-
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole
21 Shkurt, 18:10