Nesër PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Arben Imami: Basha po shkel statutin, mesazhi i gabuar që po u jep studentëve

Nesër PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Arben Imami: Basha po shkel statutin, mesazhi i gabuar që po u jep studentëve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

Ish-deputeti dhe njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Imami, akuzon Lulzim Bashën se po shkel statutin duke thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ditën e nesërme pa vendimin e Këshillit Kombëtar. Sipas Imamit, kjo mbledhje vjen në një kohë kur studentët protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa Basha duke vulosur përçarjen e PD, shtoi Imami, po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist.   

Kuvendi Kombëtar i PD pritet të zgjedhë nesër strukturat e reja të selisë blu. 

Reagimi i plotë i Imamit:

Shqipëria është në një momënt delikat dhe deciziv për të ardhmen e saj.

Mijëra studentë dhe pedagogë prej 10 ditësh kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për shkak të krizës së plotë politike, ekonomike dhe sociale. Establishmenti korruptiv politiko- financiar që po drejton dy partitë e mëdha në vend, ka detyruar rininë e vendit të dalë në sheshe e të kërkojë me forcën dhe kurajon e së drejtës shpërbërjen e kësaj status quo-je. Si pedagog i lëvizjes studentore dhe bashkë themelues i Partisë Demokratike u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit, dijes dhe dashurisë për vendin. Historia jonë na tregon se të drejtat fitohen.

Pikërisht në këto ditë z. Basha zgjedh të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe miratuar po prej tij. Kuvendi po mblidhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin. Ky Kuvend vulos frymën e përcarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënyrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Ndaj I bindur plotësisht në principet mbi të cilet e nisem këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në ate Kuvend do të ishte e pamoralshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • njerez te trash: 14/12/2018 14:05

    ti ke qene akotor i mire ne kohen tende.por qekur te hipi vetja ne qejf ike dhe ti per lesh.pd-ja jote parti demokrate?qe kur keshtu more derdimen.pd-ja me ide demokratike?po cthua more se na plase veshet me ato qe thua?pd-ja jote ka qene dhe eshte parti fashiste dhe me ide komuniste more i pacip.partia jote ka percar nje jete te tere shqipetaret.i vrau i preu ne bese i shiti tek te tjeret.ndihmoj te tjeret per ti vrare.mlidhuni dhe i nderroni emrin asaj palo partie se na hapet barkun.dalin ca te trash nga mendja qe e mbajne veten per student se te jesh student je i pavarur nga cdo lloj gjeje pervec xhepit te prinderit qe te mban me lek.dalin me parrulla per demokraci thon.ne ermer te <demokracis> tuaj jane vrare kaq shqiptar.ne emer te populit je i denuar dhe populli flinte gjume.jeni valle kaq naiv qe mendoni se i mbushni mendjen 90% te shqiptareve?apo ju duket vetja se kush jeni?

    Përgjigju
  • toni: 14/12/2018 13:55

    budalla akoma mendon se ka pd,ata jan thjeshte nje tufe qe i bashkon frika dhe interesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale