Nesër pretenca/ Avokatët e Shullazit letër Arta Markut: Ju tërheqim vëmendjen për këto arsye

TIRANE-E ndërsa nesër pritet që të jepet pretenca për grupin, avokatët e Emiljano Shullazit i kanë dërguar një letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Renda Donika Prela dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.  Ata shprehen se anëtarët e grupit opinionit i janë servirur si përfaqësuesit  më të spikatur të botës së krimit duke dëmtuar shqyrtimin e “ftohtë” dhe të “ paanshëm” të kësaj çështjeje, ndërsa shtojnë se është dhunuar parimi madhor i prezumimit të pafajësisë.

Kjo na detyron që të tërheqim vëmendjen tuaj në këtë moment delikat, jo për të kërkuar që të ndikoni në vendimmarrjen e prokuroreve të cështjes, pasi ata janë të pavarur sipas ligjit, por, për të garantuar se në vendimmarrje ata do te jenë të pandikuar si nga opinioni i krijuar tashmë rreth personave të pandehur, ashtu dhe nga ndikime të tjera të ish drejtuesve të prokurorisë, të cilët sikundër ka rezultuar edhe në gjykimin e cështjes, kane pasur një rol negativ e nxitës të paligjshmërisë.

Avokatët e grupit të Shullazit

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.  Refuzimi për shortin bëri që Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa tre prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda.

Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që s’pranun dosjen Shullazi. Përsa i përket seancës së nesërme, prokuroria bëri me dije në datë 21 shtator se emrat e prokurorëve të dosjes janë vendosur dhe do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës. Dy prej prokurorëve të çështjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

LETRA E PLOTE

Drejtuar: Drejtuesit te Prokurorise per Krimet e Renda

Zonjes Donika Prela

Per Dijeni:  Prokurorit te Pergjithshem

Zonjes Arta Marku

Tiranë               

E Nderuar,

Ceshtja ne ngarkim te Emiljano Shullazit, etj., ka qene nje nder ceshtjet qe ne dy vitet e fundit ka terhequr vemendjen e opinionit publik. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, etj., jane akuzuar per vepra penale te renda dhe opinionit i jane servirur si perfaqsuesit  me te spikatur te botes se krimit.

Jo gjithmone e verteta lidhur me kete ceshtje eshte bere e njohur dhe kjo ka krijuar ne opinion idene se po ndeshkohet nje grup i rrezikshem kriminal, ndersa prokuroret e ceshtjes kane marre pamjen e kaloresve ne kete beteje kunder krimit.

Kjo situate ka demtuar shqyrtimin e “ftohte” dhe “te paaneshem” te kesaj ceshtjeje, ka dhunuar parimin madhor te prezumimit te pafajsise dhe tashme qe ceshtja ka mbrritur ne finish, rrezikon qe paragjykimi dhe zhurma e krijuar rreth saj, te mos lejoje si perfaqsuesit e akuzes, ashtu dhe  vete gjykaten qe te vendosin sipas “liberum arbitrium”, pra, sipas zgjedhjes se tyre te lire, sipas  bindjes se bazuar mbi prova dhe vetem mbi to.

Kjo na detyron qe te terheqim vemendjen tuaj ne kete moment delikat, jo per te kerkuar qe te ndikoni ne vendimarrjen e prokuroreve te ceshtjes, pasi ata jane te pavarur sipas ligjit, por, per te garantuar se ne vendimarrje ata do te jene te pandikuar si nga opinioni i krijuar tashme rreth personave te pandehur, ashtu dhe nga ndikime te tjera te ish drejtuesve te prokurorise, te cilet sikunder ka rezultuar edhe ne gjykimin e ceshtjes, kane patur nje rol negativ e nxites te paligjshmerise.

Procedimi penal ndaj Emiljano Shullazit, etj., ka filluar ne menyre te kundraligjshme. Ne daten 17.04.20116, ish-Drejtuesi i Prokurorise per Krimet e Renda, Besim Hadarmataj, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penal Nr.76 te vitit 2016, ne ngarkim te Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit. Baze per fillimin e ketij procedimi jane te dhenat e perfituara nga kqyrja e faqes se internetit “Balkanëeb”, dhe konkretisht deklarimet e shtetasit Sali Berisha per autoresine e kanosjes kunder Mynyr Konit dhe Dhori Kules, ndersa te dy keta persona nuk i kane identifikuar autoret e kanosjes !?

Prokuroria ne kete rast ka vleresuar si burim te proves nje “Procesverbal  per kqyrjen e medias elektronike Balkanëeb dt.16.04.2016, bashkengjitur nje CD-R maxell, me mbishkrimin  S.Berisha per Koni, dt.16.04.2016”, por nuk ka pyetur shtetasin Sali Berisha.

Po keshtu, oficeri i policise gjyqesore, Petrit Gjecaj, ka perpiluar dy informacione per referimin e vepres penale, nje ne daten 09.02.2016 dhe tjetri ne daten 26.02.2016. Ne te dy informacionet nuk ka asnje njoftim real mbi veprime konkrete te Emiljano Shullazit, etj, por vetem njoftime te marra nga shtypi, te cilat nuk jane pasuar nga asnje verifikim.

Konkretisht, oficeri i policise Petrit Gjecaj, e fillon informacionin e tij me fjalet:

“Pas deklarates se bere  nga gazetari Artan Hoxha ne emisionin televiziv te Tv Klan, duke u shqetesuar si oficer i policise gjyqesore, ne menyre operative kam bere disa verifikime  dhe hetime ku e shoh te arsyeshme qe te informoj derejtuesin e Prokurorise per Krime te Renda per nisjen  e hetimeve kryesisht per disa shtetas te dyshuar  si gjobevenes ndaj disa biznesmeneve te fuqishem ne Shqiperi. Sipas deklarates se bere nga gazetari Artan Hoxha ne emisionin “Opinion Tv Klan” te gazetarit Blendi Fevziu, nje bisnesmen i fuqishem i tregut shqiptar ndjehet i rrezikuar  per jeten e tij  dhe te biznesit pas nje gjobe te bere nga nje grup kriminal.

Pasi degjova deklaraten, ditet ne vazhdim, ndoqa te gjitha prononcimet dhe deklaratat e bera nga gazetaret e ndryshem te mediave, institucione politike dhe institucione te ndryshme te vendit dhe me informacionet e gjetura ne rrjetet arrita te krijoj nje dyshim se duhet te gjenden prova  per nisjen e  e hetimeve per personat  e dyshuar per kryerjen e kesaj vepre penale.

Dyshimet e para ishin per shtetasin Emiljano Shullazi, personi me i perfolur ne keto vite, i cili ka qene edhe i dyshuar per shume vepra penale, si kanosje dhe kercenime gjate ketyre viteve dhe per grupin e tij kriminal per te cilin te gjithe njerezit  ne Tirane-Durres dhe ne media flasin cdo dite.”

Ne vijim, ne kete informacion permenden dhe emra personash te tjere, qe sipas Gjecajt, rezultojne “nga informacione  te siguruara ne rruge operative nga burime dhe individe qe kane informacion per grupet e dyshuara si kriminale”.

Akti procedurial eshte titulluar: “Procesverbal kqyrje  dhe marrje materialesh qe gjeneron  sistemi Google i dt. 09.02.2016, ku gjenden  te dhena te pasqyruara nga mediat e shkruara dhe vizive per aktivitetin kriminal te shtetasit Emiljano Shullazi dhe grupi i tij”.

Nje dite me pas, Drejtuesi i Prokurorise per Krimet e Renda Besim Hadarmataj, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penal Nr.26 te vitit 2016, duke iu referuar informacionit te Oficerit te Policise Gjyqesore Petrit Gjecaj.

Zonja Drejtuese e Prokurorise,

Misioni PAMECA ne “Raportin e ecurise per simestrin e gjashte” Mars-Gusht 2016, ka kryer nje vleresim te  shkurter te hetimit te policise dhe te prokurorise lidhur me  Emiljano Shullazin. Vleresimi tregon se hetimet nuk jane kryer ne menyre te thelluar, objektive dhe te gjithanshme per te arritur nje rezultat  konkret ne menyren me te shpejte te mundeshme. Sipas PAMECA-s, faktet pershkruhen ne menyre te vaket e te pergjithshme, pa ndonje reference kohore dhe vendi te sjelljes se supozuar kriminale, per shembull, te modaliteteve te kercenimeve te bera, , dhe pa ndonje reference per burimin e provave te mbledhura ( pergjime, deklarimedeshmitaresh, etj.,) dhe per personelin e angazhuar ne hetim.

Ne kete raport preket edhe fakti qe ceshtja ka ndjeshmeri politike, por raporti thekson se karakteristikat e kesaj ndjeshmerie, nuk jane te qarta per momentin.

Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes, vertetoi jo vetem saktesine e ketij konstatimi, por shkoi edhe me tej, vertetoi “zellin” per t’u sherbyer interesave politike apo edhe klienteliste, ne kurriz te zbulimit te se vertetes dhe vertetimit te fajesise te personave te arrestuar.

Gjyqtari i Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, Idriz Mulkurti, i cili ishte gjyqtari qe vleresoi dhe caktoi masen e sigurimit per Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, pas raportit te PAMECA-s, duke ndjere pergjegjesine e tij ne ngutjen per vendimarrjen ne kete rast, me rastin e shqyrtimit te kerkesave per caktimin e mases se sigurimit per Endrit Qyqen dhe Endrit Zelen, i paraqiti Kryetarit te Gjykates doreheqjen. Edhe pse doreheqja nuk u pranua nga kryetari, veprimi i gjyqtarit  Mulkurti eshte kuptimplote dhe domethenes!

E ndodhur ne veshtiresi, ne nje ceshtje te filluar pa prova por me buje te madhe, prokuroria gjeti si “gome shpetimi”  shtetasin Ylvi Beqja, i cili sikunder rezultoi me pas nga shqyrtimi i ceshtjes gjyqesore rezultoi teresisht i perdorur dhe i manipuluar nga organi i akuzes, me qellim qe te mbeshteste akuzen e “shtrengimit per dhenie pasurie”, sipas nenit 109/b te Kodit Penal, per ish-Hotel “Vollgen”, ne Durres.

Shtetasi Ylvi Beqja, deri ne korrik 2016, kishte mbajtur qendrimin edhe publikisht se marrdheniet e tij me Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin, kishin qene marrdhenie miqesore dhe se nuk kishte patur nga dy keta te fundit asnje veprim kanosje, dhune psikike apo fizike kunder tij (regjistrimi audio i intervistes dhene nga Ylvi Beqja gazetares se BIRN, e administruar si prove nga gjykata).

Shtetasi Ylvi Beqja edhe ne prokurori sipas dijenise tone deri para muajit korrik 2016 ka dhene shpjegime ne te njejten linje me ato qe kishte thene ne interviste publikisht, por ky procesverbal u fsheh dhe nuk iu dha as te pandehurve dhe as mbrojtesve te tyre.

Ne muajin korrik, shtetasi Ylvi Beqja ndryshoi qendrim dhe po t’i referohemi deshmise se dhene ne gjykate nga avokatet Nexhdet Kambo e Alban Qafa, ky ndryshim ishte pasoje e presionit te ardhur nga prokuroria. Por, deklarimet e tij binin ndesh me deklarime te deklaruesve te tjere dhe ne menyre te vecante me deklarimet e noteres Aida Spahiu.

Per te mbeshtetur pretendimet e tij, ky i fundit citoi ne deklarim shoferin dhe bodigardin e tij, Romeo Tarja, por kur ky u pyet nga prokuroret ai mohoi te kishte dijeni per dhunen fizike dhe psikike te ushtruar nga Shullazi ndaj Beqes, perkundrazi konfirmoi marrdheniet e tyre shume te mira dhe miqesore. Ne keto rrethana, Ylvi Beqja zevendesoi emrin e tij me emrin e vellait, te lidhjes se tij jashtemartesore, shtetasin Besnik Musaj dhe prokuroret zevendesuan procesverbalin e pare ku permendej shtetasi Romeo Tarja me nje te dyte qe mbante te njejten date  dhe ore, ku ne vend te Romeo Tares ishte permendur Besnik Musaj.

Per kete moment, nga ana e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, u paraqit edhe nje kallzim penal, qe iu be me dije edhe gjykates. Ky kallzim mbeti pa veprime, deri ne momentin kur te siperpermendurit ju drejtuan Drejtueses se ONM, Zonjes Kalavera dhe Ambasadorit te SHBA ne Tirane. Pas kesaj, Prokuroria e Pergjithshme, e dergoi per veprim ne Prokurorine e Rrethit Tirane, e cila vendosi “mosfillimin e procedimit” !?

Shtetasi Besnik Musaj u muar ne mbrojtje, si familjar i Ylvi Beqes, per te mbeshtetur ne gjyq “kunatin” e tij. Perpjekjet dhe kerkesat per te sqaruar rrugen se si kishte perfunduar si “deshmitar i mbrojtur” Besnik Musaj, rane ne vesh te shurdher. Procesverbali i pyetjes se tij ne fazen e hetimeve paraprake nuk iu be asnjehere me dije as te pandehurve as mbrojtesve te tyre.

Per te “cimentuar” deklarimet e dhena nga Ylvi Beqja, dhe njekohesisht per ti ofruar opinionit publik, te kunderten e asaj qe deri atehere ishte pranuar edhe si pasoje e Raportit te PAMECA-s, prokuroria kerkoi qe te behej sigurimi i proves i thenjeve te Ylvi Beqes si bashkeipandehur ne nje procedim te lidhur, veprim ky i cili u be me shkelje proceduriale flagrante, nder te cilat me e rendesishmja ishte mungesa e te pandehurve gjate dhenies se deklarimeve te Ylvi Beqes para gjykates.

Ndryshimet e reja ne Kodin e Procedures Penale dhe konkretisht urdherimi i dispozites se nenit 304 pika 1, detyron prokurorine  “te kryje hetime edhe per verifikimin e fakteve ose rrethanave ne favor te personit ndaj te cilit zhvillohen hetime”. Kjo gje nuk ka ndodhur ne rastin ne fjale duke caktuar rende dhe nje parim tjeter sic eshte ai i percaktuar ne nenin 4 te K.Pr.Penale sic eshte ai i “Prezumimit te pafajesise”.

Per gjithe sa parashtruam me siper, kerkojme mirkuptimin tuaj, ne perputhje me rendesine  qe paraqet kjo ceshtje, t’ia nenshtroni ate nje analize te thelluar institucionale dhe ligjore.

Me konsiderate,

Av. Ravik Gurra      Av.Vladimir Meci   Av.Denion Bogdani                                                                                                                                                  

Mbrojtes te te pandehurve

Emiljano Shullazi      Gilmando Dani      Endrit Qyqja     

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë