Nesër pritet të mbërrijë anija e parë me emigrantë, banorët e Shëngjinit: Marrëveshja ndihmë ndaj Italisë

Komuniteti lokal në zonën e Shëngjinit mbështet ardhjen e emigrantëve në qendrën e pritjes italiane. Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, i ka kushtuar një material të veçantë reagimit të komunitetit ndaj këtij realiteti të ri të zonës, ku thotë se ata i mirëpresin dhe janë gati për mbërritjen e  tyre.

“Italianët ende na vijnë në ndihmë, kështu që edhe ne duhet t’i ndihmojmë. Ata emigrant vijnë për shkak të problemeve dhe do të qëndrojnë këtu nën mbikëqyrjen e qeverisë italiane. Kjo nuk na shqetëson dhe jemi të lumtur që mund t’iu vijmë në ndihmë sado pak”, shprehet Fran Popaj, banor i Shëngjinit.

“Janë të mirëpritur. Edhe ne kemi fëmijët tanë atje (në Itali). Njësoj siç vuajtën fëmijët tanë kohë më parë, po vijnë edhe këta refugjatë këtu për një jetë më të mirë”, thotë Flora Gjeci banore e Shëngjinit.

Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, ishte I përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me prejardhje nga Egjipti dhe Bangladeshi. Reuters e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty