Nesër protesta, Berisha s’heq dorë nga Bulevardi: I tregojmë BE-së se Rama është ‘Noriega’ me atlete

24 orët nga momenti kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, nuk kanë shërbyer si reflektim për Sali Berishën, i cili kërkon pjesëmarrje masive në Bulevard.

“Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ju pra i dilni zot në në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Ne jemi në një fatkeqësi të madhe. Me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ia përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evropian dhe botëror. Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dinjitet dhe transparencë. Është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, që me mirësitë dhe rezervat e saj, mund të begatojë kombin. Me kushtin e vetëm, të ketë një qeverisje demokratike. Me kushtin e vetëm të ketë një qeveri të palidhur me krimin, siç është qeveria e Edi Ramës", tha Berisha. 

Pavarësisht këtij qëndrimi, selia blu është e paqartë se si do ta thyejë perimetrin e sigurisë për t’u futur në Bulevard, në një kohë kur lëvizja në atë zonë është e ndaluar.

“Populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste. Në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane tmerrësisht të rrezikuara dhe të të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, që e do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota, bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Rama. Për t’i dëshmuar lidershipi europian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushteitn dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve. E ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narko-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri”, vijon Berisha.

Protesta e opozitës të martën pritet të nisë në orën 12.00, 2 orë pas pritjes së delegacioneve, ndërsa pjesa më e madhe e protestuesve pritet fillimisht të mblidhen në kufijtë e perimetrit të sigurisë. Mesazhet përmesa pankartave, tematikë kyçe do të kenë evidentimet e problemeve në Raportet e Bashkimit Europian.

"T’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas”, tha Berisha.

Ndonëse vendi do të jetë nesër nën amsa të rrepta sigurie, Berisha këmbëngul se do t'a zhvillojë protestën në zonën e sigurisë në Bulevard. Policia e Shtetit ka prezantuar masa e marra në kuadër të samitit të BE-së, ku bëhet me dije se zbatimi do të nisë mesdita e së hënës më 5 dhjetor. Të gjitha akset e përcaktuara si perimetër i sigurisë do të jenë të bllokuara për parkimin e automjeteve apo edhe për qarkullimin e tyre.  Lëvizja në këmbe do të lejohet vetëm për banorët rezidentë në ato lagje që përfshihen në perimetrin e sigurisë. (KLIKO KËTU për masat e PLOTA).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Nesër protesta, Berisha: E kanë harruar samitin dhe merren me rrugët! Po e paraqesin Shqipërinë si Bjellorusia dhe Kuba

1670265365_qwfqfwqewfqefqe.JPG

Me banorët e njësisë 2, Berisha edhe njëherë ka thirrur qytetarët për protestën ndërsa tha se protesta do të zhvillohet në Bulevard.

“Sot jemi mbledhur për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike saqë edhe ata që nuk presin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për vendin kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Kjo është e vërteta.

Ata e kanë frikë samitin se kanë frikë vlerat e Europës. Ata çdo lloj drite i tmerron, ndaj dhe po të keni vënë re ju ai që mund ta quaj me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, që mund ta quaj ‘The Prime Thief of Albania’. Ai e ka humbur toruan dhe nuk bën gjë tjetër vetëm merret me postblloqe, këtë rrugë do e bllokojmë, etj, etj.

Nesër ne betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, po me përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë sikur është Bjellorusia apo Kuba, sikur është një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë. Mirëpo ne kësaj përpjekjeje të neveritshme do t’i japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Jam këtu për të ftuar demokratët e degës 2 të PD-së dhe gjithë qytetarët shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë”, tha Berisha.

Ora 19:28
Protesta, Blushi: Mblidhemi të gjithë bashkë kundër regjimit hajdut dhe skizofrenik që vetëm vjedh

1670264925_blushi770x423.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ftoi të gjithë të merrnin pjesë në protestën e nesërme kundër regjimit të cilin e quan hajdut dhe skizofrenik.

“Të gjithë bashkë për një Shqipëri si gjithë Europa, kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin nga të rinjtë!

Nesër, ora 12:00, bashkohu edhe ti për një Shqipëri europiane që u përket të rinjve!”- tha Blushi.

Ora 14:17
Nesër protesta, Kalaja në Report Tv: Do ketë shumë surpriza, policia të mos na provokojë

 

Adriana Kalaja e ftuar në Repor Tv ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Kalaja tha se do të protestojnë në Bulevard. Sipas saj nesër do të ketë shumë surpriza.

“Do jemi në bulevard do ecim, nëse policia tenton të provokojë është sjellja më e mirë që në fakt duam ti’a tregojmë Evropës se kush është policia vërtetë, regjimi. Nesër do protestojmë kundra këtij regjimi, protesta do jetë shumë paqësore, vetëm nëse policia fillon dhunën, pengon hyrjen tonë aty ku e kemi destinacionin sipas ligjit. Do ketë shumë surpriza.

Ora 13:36
Protesta, Meta: Nesër mblidhemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur procesin e primareve të Berishës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë. Meta shkruan se nesër protesta do të zhvillohet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/12/2022 00:22

    Z.Berisha,Shqiperia eshte vend i bekuar,por nga pasurite e saj jane bekuar e pasuruar vetem politikanet,jo populli i thjeshte.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2022 17:23

    Të marrët shqiptarë të ftuar nga dy kryedegjenerata të politikes shqiptare [email protected] do të derdhen si diarre te neveritshme nëpër rrugët e Tiranes. Keqardhje kur mendon se janë njeres, prinder,gjysher,vellezer të një gjaku e në të njejtën kohë neveri dhe zbatim ligji dhe paralizim pa meshire per veprimet antiligjore,antishqiptare dhe vrima e miut 500 grosh.

    Përgjigju
  • Sa gjynah: 05/12/2022 16:58

    Te mos provokohen kafshet se kafshen po e gacmove te kafshon ose te ha m... Injoranc pa kufi

    Përgjigju
  • BANUSHI TAMUSHI: 05/12/2022 15:09

    O spiuni Ilir Metaj nesër do ta provosh ti me gjith kriminelin hajdut malokun Sali bajga se sa ju vlen lëkura. De nesër Tirana monitorohet nga Format Speciale të Evropës e le ta provojn kok pa larët malok se çfar ju bëjn Format Speciale malokve. Se malokët jan mësuar me policin pler Shqiptare. TA provojn njëher policin Speciale Franceze se sa ju vlen lëkura juaj e qelbur e do shikoni se çfar suprizash do keni. Pra rac pise e ndyr.

    Përgjigju
  • SHTETI: 05/12/2022 14:53

    Mereni mor ktë flliqësitën kalan e mutit e plaseni brënda. Në cilin vënd të botës sfidohet policia e shtetit. Pra kjo bën si e fort se ska shtet se po të ket shtet kjo jashqitje e kombit bëhet pul.

    Përgjigju
  • Dikush: 05/12/2022 14:35

    KARAKURV SE ASNJE SURPRIZ SKA SE SJA MBAN BYTHA SALI RAM SHEQERE BERISHES SE I VIEN PRANGAT OPLEHR FEMER .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro

Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro