Takimi i Bardhit me deputetët e Berishës, Kulluri në Report Tv: 'Harroi’ non grata'-n e SHBA, bashkimi i pamundur

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar brenda kampit blu. Teksa ditën e nesërme Gazment Bardhi do të mbledhë sërish deputetët e Berishës në një takim, Kulluri thotë se ai e paska 'harruar' dhe lënë pas krahëve faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, drejtori i marrëdhënieve me publikun në PD, Kulluri thotë se tashmë bashkimi është i pamundur.

"Opozita rregullohet me akte konkrete. Kur PD perceptohet e përçarë, nuk e ndihmon në rritje. Bashkimi është i pamundur në kushte ku jemi. Arsyeja përse u ndanë nuk ka rënë, janë aty, shpallja non grata e Berishës. Me sa duket për Bardhin s’ka më rëndësi opinioni i SHBA. Mirë është të jenë seriozë kur marrin hapa. Ky kusht nuk ka rënë, ndërkohë që kemi edhe Rithemelimin që mori përsipër të rrëzonte qeverinë, revolucion, derisa u katandisën me 400 veta në protestë. Ky stil i revolucionit nuk funksion. Çështja është ca do ndikojë në kushtet e reja. O do bien kushtet e ndarjes, ose duhet të rriten të dy palët paralelisht, ose njëra aq shumë sa të kapërcejë kufirin e 700 mijë votave për t’u bërë opozitë fituese. Rithemelimi më 14 maj mori goditje shumë të rëndë”, tha Kulluri.

Për gazetarin Gëzim Saliu, Lulzim basha nuk sjell asgjë në frymën opozitare.

“PD e vulës jo vetëm që nuk ka sjellë asgjë në frymën opozitare. Por i ka shërbyer edhe pushtetit. Në kushtet aktuale kjo PD me Bashën në krye, jo vetëm s’mund të sjellë asnjë rezultat pozitiv në procese të ashpra zgjedhore, por do shërbeje në raste të ndryshëm edhe duke i dhënë një ndihmë në raste qeverisë”, tha Saliu.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës