Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti i drejtohet kombit: 28 janari, ditë historike për ne

Të nesërmen (28 janar) në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar i vendit pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do mbahen në muajin maj. Lidhur me këtë ngjarje historike kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i është drejtuar kombit shqiptar me një fjalim duke e quajtur të nesërmen si ditë historike.

"Katër vite më parë nga ky vend iu drejtova juve me fjalët “cdo gjë fillon me një ëndërr”. Ju thashë se të gjithë ne i kemi ëndrrat tona për fëmijët tanë. Liria dhe barazia nuk vijnë lehtë, kërkojnë edhe besim se synimi do të arrihet.  Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Besoja se do bëhemi pjesë e NATO-s dhe se do të hapej mundësia për anëtarësim në BE. Besoj se shpejt do anëtarësohemi në BE sepse është ideali ynë. Nesër është ditë historike. Nesër të dielën, 28 janar zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”- tha Ahmeti.

Mes të tjerash, Ahmeti shtoi se me këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut po bëhet vend edhe më i fortë dhe me shoqëri të barabartë pavarësisht etnisë. Ai tha se sot shqiptarët kanë nevojë të jenë të bashkuar për qëllime të përbashkëta dhe vendimtare.

“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë. Për këto të arritura jam i sigurtë se vendi ynë po bëhet edhe më i fortë edhe më i barabartë. Ky është vetëm fillimi, kemi edhe shumë punë e ëndrra për të realizuar. Sot kemi nevojë të bashkohemi, të lëmë anash gjërat që na ndajnë. Edhe para 4 viteve, kam thënë se ne kemi ditur sesi të bashkohemi për qëllime të përbashkëta kur ka qenë e rëndësishme dhe vendimtare. Cfarëdo të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pasnesër”- shtoi ai.

Ditën e djeshme (26 janar) Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë kalimtare që ka për detyrë t`i organizojë zgjedhjet e dyfishta në vend.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë