Një ditë para ndeshjes përballë Andorrës, kapiteni Elseid Hysaj ka folur lidhur me largimin e Panuccit nga drejtimi i kombëtares tonë.
Hysaj tha se kombëtarja nuk duhet të mendojë për shkarkimin e trajnerit por të shohë përpara, por shtoi se ky lajm i mërziti pasi me Panuccin kanë kaluar momente mjaft të mira.
Ndërkohë që Ervin Bulku, i cili do drejtojë kombëtaren shqiptare në ndeshjen përballë Andorrës, i asistuar edhe nga Sulejman Mema u shpreh se detyra që ka marrë është një përgjegjësi e madhe.

Ai shprehu optimizëm për sfidën përballë Andorrës, duke thënë se ata lojtarë që do të luajnë nesër në fushë janë po ata që na bënë të lumtur kur shkuam në Francë.
Komente

