Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu u kërkoi falje arabëve të Izraelit, me anë të një videomesazh të postuar në faqen e tij në Facebook. Ky veprim ka ardhur pasi kundërshtarët e tij i quajtën raciste thirrjen e tij drejtuar mbështetësve në ditën e zgjedhjeve javën e kaluar, për të cilën Kryeministri Izraelit mori shumë kritika edhe nga Presidenti Obama gjate nje bisede telefonike me të.
Në videomesazhin e tij, Netanyahu u drejtohej mbështetësve izraelito-arabë të partisë Likud: “Unë e di se disa gjëra që kam thënë disa ditë më parë kanë ofenduar arabët e Izraelit, por nuk i kisha të qëllimshme dhe për këtë kërkoj ndjesë”, deklaronte Netanyahu në mesazh.
Nga frika se votuesit do të qëndrojnë në shtëpi, Netanjahu akuzoi organizatat joqeveritare se kanë sjellë arabët me autobusë të votojnë kundër tij. Edhe pse zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë e ka përshëndetur dhe vlerësuar faljen që kryeministri Izraelitas ka kërkuar, administrate e Obamës duket se është ende e zhgënjyer nga qendrimet e Netanjahut per çështjen palestineze, pasi ai fillimisht u shpreh kunder zgjidhjes se dy shteteve dhe me pas u terhoq. Gjithashtu duket që edhe aleanca e partive Izraelite, e cila ka siguruar 13 vend në parlamet duke dalë forca e tretë politike në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk e ka kenaqur ndjesa e Netanyahut.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com