Lufta/ Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë

Lufta/ Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë

1686488458_benjaminnetanjahu.jpg

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje.

Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi ai.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi të martën ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.

Ai tha se çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa, Netanyahu: Bëri gabim të madh dhe do të paguajë! Teherani: Nëse përgjigjeni kthejmë në hi Tel Avivin!


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Mashtronin qytetarët duke u marrë kartat ID dhe aplikuar për kredi në emër të tyre, arrestohen 2 të dyshuarit në Fier! Ja si funksiononte skema

EMRAT/ Mashtronin qytetarët duke u marrë kartat ID dhe aplikuar për kredi në emër të tyre, arrestohen 2 të dyshuarit në Fier! Ja si funksiononte skema