Netanyahu: Paqja mbështetet mbi
realitetin, BE të njoh Jeruzalemin

Netanyahu: Paqja mbështetet mbi<br />realitetin, BE të njoh Jeruzalemin<br>
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka nisur të tur lobimi në Bruksel duke kërkuar zhvendosjen e ambasade të BE-s nga Telavivi në Jeruzalem.

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini u tregua e kujdesshme për këtë kërkesë teksa pohoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështes konsensusin ndërkombëtarë për Jerusalemin”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se beson që shumica apo të gjitha vendet evropiane do t'i zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem dhe do ta njohin atë si kryeqytetin e Izraelit, duke ndjekur vendimin për ta bërë një gjë të tillë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Duke folur në Bruksel së bashku me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kryeministri Netanjahu tha se njohja e Jerusalemit nga presidenti Trump "vë faktet drejtpërdrejt në tryezë" dhe se "paqja mbështetet mbi realitetin".

"Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Askush nuk mund ta mohojë këtë. Kjo nuk e pengon paqen, e bën paqen të mundur sepse njohja e realitetit është thelbi i paqes, është themeli i paqes ", tha ai.

Zonja Mogherini tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështes konsensusin ndërkombëtarë për Jerusalemin derisa të zgjidhet statusi i tij si pjesë e negociatave ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, gjë që nënkupton se nuk do t'i bashkohen vendimit të shpallur javën e kaluar nga presidenti Trump.

"Ne besojmë se zgjidhja e vetme realiste e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës është dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet i shtetit të Izraelit dhe shtetit të Palestinës", tha zonja Mogherini.

Zëri Amerikës raporton se para se të shkonte në Bruksel për të takuar ministrat e jashtëm të BE-së, kryeministri Netanyahu kritikoi udhëheqësit evropian për atë që ai e cilësoi si "hipokrizi".

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar