Në vitin 2010, Jeff Bewkes, atëherë CEO i Time Warner, u pyet nëse mendonte se Netflix kishte ndonjë shans për t’ia kaluar Hollywood-it. Përgjigja e tij sarkastike, është cilësuar si nga parashikimet më të palogjikshme. Bewkes nuk e mori kurrë seriozisht NetfliX dhe madje me ironi u përgjigj : ‘A do të mundet ushtria shqiptare të pushtojë botën?!’
Parashikimi i Bewkes rezultoi të jetë i gabuar sepse një dekadë më vonë, Netflix tregoi se nuk është Shqipëria., por perandoria spanjolle e epokës së artë. Netflix po bëhet një nga bizneset më të mëdha mediatike të njohura ndonjëherë.
Nëtflix numëron miliona përdorues dhe marrëveshje prej miliona dollarësh. Sistemi i vjetër i Hollivudit, studiot, kinemaja – një infrastrukturë e tërë e prodhimit është zëvendësuar nga modeli i Netflix. Konkurrentët e tij kryesorë janënë fakt imituesit e tij: Hulu, Disney +, Apple TV, HBO Max dhe Amazon Prime Video.
‘Zhdukja e formave të vjetra’, shkroi Darvin në 1859, ‘është pasojë pothuajse e pashmangshme e prodhimit të formave të reja.’ Manjatët e vjetër ishin të blerë dhe kishin nën kontroll çdo gjë, tani ata janë duke u larguar ose duke u asimiluar nga Netflix.
Megjithatë triumfi i Netflix u lehtësua dukshëm pas shfaqjes së pandemisë në Kinë. Pandemia bëri që gjatë kësaj kohe të shtohen 15 milion abonentë të rinj dhe aksionet e Netflix u rritën ndjeshëm. Papunësia masive, mbyllja në ambjentet e brendshme bënë që evropianët t’i drejtohen gjithnjë e më shumë Netflix. Në momente të shumta pati edhe bllokimi të internetit për shkak të përdorimit të shumtë të tij.
Nga fillimi i pandemisë deri në gusht, filmi më i parë ishte një film francez i quajtur Cuties me regjisore Maïmouna Doucouré, e cila kishte vendosur në këtë film si personazh kryesor Amyn, një emigrante minorene nga Senegali, që jetonte në Francë me nënën e saj dhe dy vëllezërit.
E mërzitur, e vetmuar, ajo së bashku me pjesën tjetër të familjes po prisnin që i ati të mbërrinte nga Senegali. Ajo miqësohet me fqinjën e saj, moderne Angelica dhe bëhet një pjesë e ekipit të hip-hopit Cuties, një gjë e tillë kundërshtohet fuqishëm nga e ëma.
Regjisorja bëri një poster i cili tregonte aktoret e filmit, duke ecur nëpër një rrugë me kalldrëm duke mbajtur çanta me rroba, ndërsa Netflix e ndryshoi posterin me një të ri, në të cilin aktorët kishin veshur pantallona të ngushta dhe me shkëlqim.
Filmi mori edhe kritika aq sa Netflix u detyrua të ndalonte reklamat dhe më pas kërkuan falje.
Teoritë rreth Pizzagate, QAnon, përhapën idenë se forca të fuqishme në shoqëri po promovojnë pedofilinë. Edhe pse pati kritika të shumta filmi u mbrojt nga drejtori ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos, i cili u shpreh se nuk kupton urrejtjen ndaj Cuties . Ai u shpreh se kjo mund të ketë të bëje me censurimin, tha Sarandos në tetor. Filmi u keqkuptua në veçanti në Shtetet e Bashkuara, ai llogariti.
Thelbi i tij ishte: Unë jam një CEO Global. Netflix është një kompani globale. Kur jeni duke drejtuar një perandori, gjithmonë do të ketë trazira.
Aktualisht Netfllix ka 182 milion abonentë në 190 vende. Ajo që ishte e çuditshme në lidhje me çështjen e Cuties ishte sa e vështirë ishte që kompania të hiqte dorë . Kur qeveria e Singaporit kërkoi heqjen e filmit të Martin Scorsese's The Last Temptation of Christ (1988) nga platforma vitin e kaluar, atë e hoqën menjëherë. Kur qeveria Saudite i kërkoi Netflix të tërhiqte një episod të Patriot Act me Hasan Minhaj në të cilin paraqitej vrasja e Jamal Khashoggi, Netflix u bind përsëri. Deri në këtë kohë ankesat për filmat kishin ardhur vetëm venet autoritare, por rasti i fundit vinte nga SHBA. Përgjigja e Reed Hastings për të gjitha këto ishte edhe më pak e kënaqshme sesa mbrojtja e Sarandos për Cuits. ‘Ne nuk jemi në biznesin e lajmeve’, tha ai për New York Times. Po përpiqemi të argëtojmë njerëzit. ’
Kishte edhe një mundësi tjetër: Netflix ishte një biznes argëtimi që prodhonte informacione-ashtu si New York Times. Në fund të viteve 2010 nuk kishte asnjë kufi që ndante lajmet nga argëtimi.
Çfarë tjetër mund të shpjegojë zgjedhjen e madhe të dokumentarëve socio-politik të Netflix? Kishte e Get Me Roger Stone (2017) dhe RBG (2018), Knock Doën the House (2019) dhe The Great Hack (2019) dhe shumë të tjerë që do të vinin, me Barack Obama dhe Meghan Markle.
Megjithëse tema e secilit film ndryshonte, vlerat që i përfshinin ata ishin identike. Aty shfaqen edhe ndikimet e politikave shumë liberale të Trump, të ndërthurjes së frikës dhe sentimentalizmit. Frikës nga rusët, republikanët dhe algoritmet e liga. Sentimentaliteti se si grupet e pakicave ishin të gjithë liberalë të mirë dhe vetëm guacka e lehtë e Ruth Bader Ginsburg mbrojti Amerikën nga një epokë e re e errët.
Ishte argëtim apo mazokizëm?
Nëse doni të kuptoni shpërthimin spektakolar të liberalizmit gjatë pesë viteve të fundit, si u bë paranojak, si braktisi skepticizmin dhe tolerancën apo si përqafoi politikat e paarsyeshme dhe të identitetit – gjithçka që ju nevojitet është një abonim në Netflix.
Në 2016 punonjësit dërguan 98 përqind të dhurimeve të tyre për demokratët. Kjo u rrit në 99.6 përqind për zgjedhjet afatmesme të vitit 2018.
Ata që mblodhën më shumë para në vitin 2020 ishin Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, ndërsa Reed Hastings dha donacionet e tij më të mëdha për Pete Buttigieg dhe Joe Biden.
Netflix ishte një treg i jashtëm për sa i përket njëanshmërisë së politikës së tij. Demokratët iu përgjigjën, siç bënë për firmat gjigante të Ëall Street dhe kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke i ofruar Netflix një mundësi për të fituar reputacionin, një mënyrë për të fshehur praktikat e tij të dyshimta të punës.
Ky botëkuptim ka rrënjë të thella brenda kompanisë. Njëmbëdhjetë vjet më parë, një dokumentar u i quajtur ‘The Netflix Culture Doc’, u shfaq në internet. Kjo ishte doktrina e korporatës së Netflix.
Në 2016 punonjësit dërguan 98 përqind të dhurimeve të tyre për Demokratët. Kjo u rrit në 99.6 përqind për zgjedhjet e vitit 2018. Kishte më shumë se një ndjenjë faji në këtë mes. Ata të cilët mbledhën më shumë para ishin Bernie Sanders dhe Elizabeth Ëarren, ndërsa Reed Hastings bëri donacionet e tij më të mëdha për Pete Buttigieg dhe Joe Biden.
Demokratët iu përgjigjën, ashtu siç bënë për firmat gjigande të Wall Street dhe kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke i ofruar Netflix një shërbim pastrimi reputacioni, një mënyrë për të fshehur praktikat e dyshimta të punës në një politikë të ndjeshme. Netflix punësoi krijuesit më të mëdhenj dhe të yjeve që mund të merrte për të kryer të njëjtin funksion.
A mund të ishte Netflix vërtet një vend kaq i keq nëse Barack Obama do të drejtonte vendin, duke prodhuar dokumentarë për gruan e tij?
Regjistrimi i Sussexes, Harry dhe Meghan,ishte një shëne ese e ashtuquajtura ushtri shqiptare kishte jo vetëm mposhtur Hollywood-in dhe tani po rrëmben anëtarët e familjes mbretërore britanike.
Problemi i vetëm për Netflix ishte se nuk kishte ide se çfarë të bënte me fuqinë e tij. Përmbajtja e tij ishte e përqendruar në mesazhet sociale - drejtësia raciale, barazia gjinore, administrimi i mjedisit - që u pëlqente njerëzve të cilët preferojnë të imagjinojnë, jo audiencave të vërteta.
Shfaqjet më të shikuara në Netflix – Friends dhe The Office nuk ishin përmbajtje origjinale dhe ishin prodhuar në epokën para Trump. Të dy shfaqjet së shpejti do të kalojnë në shërbimet rivale të transmetimit.
Pas fiaskos së Cuties, Netflix pa një goditje të jashtëzakonshme prej 800 përqind anulime të abonimeve. Katër drejtues të lartë janë larguar nga kompania që nga shtatori. Disney +, rivali i tij brenda një viti ka arritur të ketë 60 milion abonentë. Netflix ka kaq shumë konkurrentë dhe ka aq shumë përmbajtje në dispozicion sa që i gjithë modeli i transmetimit fillon të duket si një flluskë tjetër mediatike në internet.
Pesë ditë para zgjedhjeve, kushdo që menaxhonte llogarinë e Joe Biden në Twitter kritikoi Netflix për pagimin e taksave federale mbi të ardhurat e amerikanëve. Ishte një tjetër shenjë e një viti të keq që duhet të kishte qenë një triumf