Operacioni i djeshëm në rrugën në rrugën e Elbasanit ku 3 të rinj qarkullonin me armë pasi kishin qëlluar më parë disa herë në zonën e Mulletit ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një komunikim me efektiven e patrullës së komisariatit nr 1, Tahiri ka pasur një falenderim të veçantë ku nga ''Bravo Çuna'' këtë herë mbështetja për vartësit e tij ka qenë ''Bravo Goca''.
goca
  (Efektivja ndodhet në krahun e majtë )
cuni
 (Ermal Kadilli i neutralizuar nga efektivja Anjeza Xh)

Tahiri i është drejtuar efektives që është në foton e mësipërme, Anjeza Xh. e cila është përballur me Ermal Kadillin duke e neutrualizuar dhe prangosur atë në rrugën e Elbasanit shumë pranë Ambasades amërikane.

Report TV ka kontaktuar me efektiven Anjeza Xh. e cila ka deklaruar se ishin momente të vështira të ndërhyrjes ku përballë kishte një person të rrezikshëm dhe të armatosur, por mbështjetja dhe telefona e ministrit Tahiri që ajo ka marrë këtë të hënë e ka binduar se zgjedhja për të veshur uniformën e policisë ka qenë e duhura.
 
Të arrestuarit Ermal Kadilli 36 vjeç, Dritan Masha 36 vjeç dhe Dritan Ago 35 vjeç priten që të hënën të dalin pranë gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë për akuzën ‘’Armëmbatje pa leje’’ dhe ''Kundërshtim i force të sigurisë'’.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com