Dy binjakët siamezë vetëm 13 muajsh tashmë nuk do të jenë më të lidhur me të njëjtën kokë. Pas një operacioni i cili zgjati 27 orë ndërhyrja kirurgjikale rezultoi e suksesshme, dhe nëse nuk realizohej atëherë fëmijët nuk mund të jetonin më shumë se deri 2 vjeç.

Operacioni i rrallë u realizua në New York dhe është ndërhyrja e 59 që bëhet ndaj binjakëve siamezë që nga viti 1952. Për realizimin e këtij operacioni u deshën shumë përgatitje nga ana mjekësore. Ndërsa binjakët i ishin nënshtruar operacionit për të tretën herë. 

Sipas asaj që raporton CNN në shumë raste pjesa më e madhe e fëmijëve kanë humbur jetën ose ka patur dëme në tru te fëmija që ka mbijetuar. 
Vendimi për të operuara sigurisht nuk ishte aspak i lehtë nga ana e prindërve Nicole e Christian. 

“Dy fëmijë të ndarë” shkroi pas ndërhyrjes nëna Nicole në rrjetin social facebook. Binjakët të cilët kanë lindur në 9 shtator 2015 kanë edhe një vëlla më të madh. Ata kanë lindur nëpërmjet metodës cezariane, ishin të shëndetshëm përveç faktit që i ndante një kokë.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)