Autoritetet amerikane thonë se një grua e cila mësohet se është shqiptare Emirjeta Xhelili, sulmoi në New York dy gra muslimane të cilat ishin duke shëtitur me fëmijët e tyre madje u përpoq t’i hiqte edhe veshjen muslimane. 

Dokumentet e gjykatës flasin se 32-vjeçarja Xhelili u përpoq jo vetëm t’i godiste por edhe bërtiti duke thënë që të linin Amerikën.

Zyra e prokurorisë e përshkoi incidetin si një krim të urrejtjes. Akuzat me të cilat përballet Xhelili është fyerja, kërcënimi dhe rrezikshëmria për mirëqënien e një fëmije.

Xhelili nuk ka precedent të mëparshëm penal ndërsa pritet të dalë para gjykatës në 14 shtator. Në mediat sociale thuhet se 32-vjeçarja është mbështetëse e kandidatit republikan.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com