Protesta e organizuar nga presidenti Ilir Meta kundër qeverisë në pushtet po zhvillohet me qytetarët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Media e famshme amerikane “New York Times” i ka kushtuar një shkrim këtij zhvillimi në Shqipëri.
Media ka shkruar se opozita i është bashkuar tubimit të presidentit kundër qeverisë në pushtet të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu ka shtuar se presidenti po e zhvillon protestën duke e akuzuar partinë socialiste për shkelje të kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Mijëra shqiptarë janë mbledhur kundër qeverisë së majtë të vendit, duke iu përgjigjur një thirrje të presidentit i cili e akuzon për shkelje të kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.
Protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita, e cila dëshiron zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.
Meta akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama për shkeljen e kushtetutës së vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar 9 kandidatë për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
Trazirat politike vijnë ndërsa kombi i Ballkanit me afro 3 milionë njerëz ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE’, ka shkruar "New York Times".
Foto nga shkrimi i New York Times
Komente

