Në Brazil e jetojnë ndryshe futbollin dhe kjo u pa edhe dje. Trajneri Carlo Ancelotti publikoi listën e 26 futbollistëve të ftuar në Kupën e Botës 2026 dhe pjesë e saj ishte edhe Neymar. Kapiteni e gjen veten pas tre vitesh si pjesë e skuadrës, gjë që ka gëzuar edhe tifozët. Vetë Neymar s'i ka mbajtur dot lotët.
Në sallën ceremoniale të 'Muzeut të së Ardhmes' kishte më shumë se 700 gazetarë dhe kur Ancelotti njoftoi se Neymar ishte i ftuar për Kupën e Botës pati duartrokitje të zjarrta, teksa gazetarët filluan të brohorisnin emrin e Neymar.
Edhe në shtëpitë, rrugët dhe baret e Brazilit ftesa për kapitenin është pritur shumë mirë. Neymar ka shënuar 79 gola në 128 ndeshje për Brazilin dhe nuk është thirrur në ekipin kombëtar që nga viti 2023, pasi ka luftuar me lëndime të shumta dhe është rikthyer në formë.
Kjo do të jetë Kupa e Botës e katërt e Neymar në karrierën e tij, pasi ka luajtur në vitet 2014, 2018 dhe 2022. Në turneun e parë në shtëpi, ai përfundoi i katërti me ekipin kombëtar dhe më pas Brazili u ndal në çerekfinale në Rusi dhe Katar.
Lajmi kryesor:
Kupa e Botës 2026/ Carlo Ancelotti publikon listën e Brazilit, kapiteni Neymar rikthehet pas tre vitesh! Sulmuesi në lot, tifozët në festë



