Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.
Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, më 14 dhjetor përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme ka bërë me dije se cilët do të jenë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme që duhen.