800 KW/muaj nuk mjaftojnë për të përballuar dimrin e ftohtë. Konfindustria i bën kërkesë qeverisë që të rishqyrtojë vendimin që hyn në fuqi më 1 tetor dhe të vendosë kufirin 1200 KW/muaj.

Sipas Konfindustrisë, rreth 13-20% të abonentëve shpenzojnë 800 KW/muaj në dimër dhe nëse vihet në zbatim vendimi i ri i qeverisë, do të preken të ardhurat e 90-130 mijë abonentëve. Përmes reagimit, thekson se pjesa më e madhe e familjeve, kryesisht në zonat urbane, e kanë të mbështetur ngrohjen përmes energjisë elektrike.

“Konfindustria i kërkon ekzekutivit të rishikojë vendimin për kufirin e konsumit të energjisë elektrike mbi të cilën do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët. Në këtë kuptim kërkohet, që kufiri të jetë jo më pak se 1200 kW/muaj nga 800 kW/muaj të paralajmëruar.

Konfindustria vlerëson, se kufiri prej 800kë/muaj konsum i energjisë elektrike në muajt e ftohtë tejkalohet nga jo më pak se 13-20% e familjeve, varësisht ashpërsisë së kushteve të motit. Sa më sipër do të thotë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të preken të ardhurat e 90-130 mijë familjeve. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Gjithashtu shton se Shqipëria ka pavarësi të fortë në krahasim me vendet e tjera të Europës. Megjithatë thotë se problremet kryesore në vendin tonë qëndrojnë tek kushtet e motit si dhe në mungesën e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore apo të erës.

“Shqipëria ka pavarësi të fortë, në jo më pak se 75%, krahasuese me shtetet e tjera të Europës nga ndikimi i çmimeve të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, përfshi edhe krizën e fundit të gazit rus. Sistemi energjitik shqiptar ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha sesa konsumi. Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj.

Problematikat kryesore qëndrojnë te:- varësia ndaj kushteve të motit, meqënëse ende prodhimi mbështetet te HEC- et si edhe - keqmenaxhimi i sistemit. Niveli i humbjeve teknike dhe jo teknike prej vitesh është mbi 21% të totalit me vlerë mbi 120 milion euro vit. Shumë pak është bërë në shtimin e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore, të erës, etj. Gjithashtu, në mënyrë të pashpjegueshme TEC- i Vlorës me fuqi afër 100 MGW edhe pas 11 vitesh nuk është në gjendje pune”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Nga 1 tetori faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me çmim tregu, 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 kWH/muaj. Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Meta dakord me Konfindustrinë: Të rritet fasha e konsumit të energjisë elektrike nga 800 në 1200 KW

1663272344_1663268150eta.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur propozimin e Konfindustrisë për të rritur fashën e konsumit të energjisë elektrike nga 800 në 1200 KW në muaj në mënyrë që familjet të përballojnë muajt e ftohtë të dimrit. Meta thotë se familjet duhen mbështetur jo zhvatur, ndaj është dakord me propozimin që të faturohen më shumë ata që kalojnë kufirin 1200 KW në muaj.

“Mbështes plotësisht propozimin e Konfindustrisë Shqiptare për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.

Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800KW në 1200KW në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me fashën e vendosur nga Qeveria preken financiarisht dhe në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme.

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare. Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t'i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat secrete”, shkroi Meta.