Ekonomia shqiptare është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, me Prodhimin e Brendshëm Bruto që ka shkuar nga më pak se 10 miliardë euro në vitin 2013 në rreth 27 miliardë euro në vitin 2026.
Të dhënat janë publikuar nga MIA - Agjencia për Media dhe Informim, e cila thekson se rritja ka qenë e qëndrueshme dhe graduale ndër vite.
Vetëm në 5 vitet e fundit, rritja prej rreth 20% e PBB-së e vendos Shqipërinë mbi mesataren e rajonit dhe të Bashkimit Europian, ndërsa objektivi është që ekonomia të arrijë në 35 miliardë euro deri në vitin 2030.
Në të njëjtën kohë, edhe tregu i punës ka shënuar përmirësim të dukshëm, me papunësinë që ka rënë nga 17% në 8.1%, niveli më i ulët i regjistruar në tre dekadat e fundit.
Këta tregues, sipas MIA-s, pasqyrojnë një ecuri pozitive ekonomike dhe një stabilitet në përmirësim të tregut të punës.
Komente








Dhe ju si koncensionar, propaganden e postoni pa filtra.
Përgjigju