/ATSH/- Gjatë vitit 2014 u hapën gjithsej 17.377 ndërmarrje të reja aktive, prej të cilave, 34,4 % e tyre ushtrojnë aktivitetin ekonomik në sektorin e tregtisë, ndërsa 2,2 % e tyre ushtrojnë aktivitet në ndërtim.
Sipas INSTAT-it, në fund të vitit 2014 numri i ndërmarrjeve aktive arriti 112.537 ndërmarrje.
Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të totalit gjithsej të ndërmarrjeve për vitin 2014.
Në këtë grup vërehet se pronarët dhe bashkëpronarët e huaj më së shumti janë italianë, duke zënë 43,2 %, ose 2.267 të tilla si një tendencë që vijon prej shumë vitesh. Ndërmarrje greke numurohen 660, ato turke 415, ndërmarrje kosovare numurohen 253 të tilla.
Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve të reja për vitin 2014 është 15 %.
Prej totalit të ndërmarrjeve të reja vjet u hapën nga femrat si pronare 5,385 ndërmarrje të reja
/Shqiptarja.com