Nga data 18 deri më 22 maj 2026 rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin Turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku pritet të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Ky është një moment kyç jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin e vendit.
Policia ka hartuar një plan masash teksa ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen sipas etapave të këtij aktiviteti.
Bllokimet e rrugëve do të nisin të hënën, në kuadër të etapës së parë, duke nisur nga ora 12:00. Çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë.
Për etapën e dytë të rrethit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë rrugët që bllokohen janë në Lezhë, Vorë, Golem, Rrogozhinë dhe deri përfundimi në Elbasan.
Etapa e 3 ka nisjen në Elbasan dhe përfundimin në Vlorë. Etapa e 4 është riviera shqiptare që nis në Vlorë dhe shkon në tunelin e Llogarasë, Himarë, Kuç, Lepenicë, Kotë e sërish kthimi në Vlorë, ndërsa etapa e fundit është Vlorë-Fier.
Përveç etapës së fundit që nis në 10, bllokimi i rrugëve për të gjithë etapat e tjera nis në orën 12:00.
"Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.
Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.
Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit. Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar", thuhet në njoftim.
Qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standarteve organizative, pjesmarrja e lartë ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik, për ta dërguar këtë sport në një fazë të re profesionalizimi. Për këtë arsye Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të ketë një transmetues live si shenjë e demostrimit të interesit publik dhe afrimin e brezave të rinj që të merren me çiklizëm.
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.
Komente












Na cmenet me kto bllokime rrugesh, pak trafik kena vet dhe ju i bllokoni se si tshkojm npun ne apo varja
Përgjigju