Nga Ali Pashë Tepelena tek misteri i Rumit në ‘Vallen e Dervishëve’, ekspozita e rrallë mbi Bektashizmin, piktori: U befasova nga objektet e kultit me vepra arti në maj të malit

Misticizmi i besimeve fetare e objekteve të kultit, bëhet joshës për krijimtarinë e piktorit Rakip Shabani, e para telajos ai ndihet si artist pagan. Në festën e Sulltan Nevruzit, përmes 20 veprave në akuarel, të ekspozuara në “Galerinë43”, sjell “Një ekspozitë mbi bektashizmin”, duke thyer edhe ‘tabutë’ për ekspozita të kësaj natyre.

“Unë pashë që objektet e kultit të këtij besimi ndërtohen nëpër maja malesh. Mu duk shumë interesante, më tërhoqën objektet, natyra, gjithë struktura dhe mënyra se si ishin ndërtuar e kur u futa brenda në to u befasova. Pasi myslimanizmi nuk lejon përfytyrimin e figurës së njeriut, kurse këto objekte ishin plot me vepra arti, që kishin si subjekte gjithë portretet e njerëzve të cilët kanë krijuar bektashizmin, përfshirë edhe portretin e djalit të Muhamedit edhe portrete të babave të teqeve të tjera”, thotë piktori.

Ka shkuar në Kaninë e Vlorë, ku zë fill historia e këtij besimi. Ka vizituar Malin e Tomorit, ku çobanët i rrëfyen se Tomorr do të thosh  “të mirët”,  ka pikturuar legjendën e Sarisalltëkut të Krujës e shumë objekte e personalitete të bektashizmit në mbarë Shqipërinë.

“Disa vepra i përfundoj në këto vende, e të tjera i trajtoj në studio. Studimet, legjendat, të dhënat që marr në terren harmonizohen me imazhin”

Portretet e figurave simbol të këtij besimi, që ngrihen mbi majat e malit, janë ndër elementët më mistik e të veçantë të ciklit të pikturave.

“Kur mendon për shembull, që ‘Tomori’, është vendi kryesor i bektashinjve. Ajo skulptur e madhe e djalit të Muhamedit me dy fëmijët e tij që gjendet atje... Por unë që nga Kalaja e Beratit nuk arrij ta shoh atë, ndaj në maj të ‘Tomorit’ vendos portretin e Tij sikur dhe e gërshetoj me Malin”

Ritet e këtij besimi, kulmojnë me “Vallen e Dervishëve”. Në brendësi të tablos, pikasim portretin e mistikut, Rumi.

“Është poeti i madh pers, Rumi.  Ishte i pari që e kërceu Vallen e Bektashinjve, dhe çuditërisht kjo ka një shprehje: ‘Ata kërcejnë gati si të dehur ,por vetëm duart i mbajnë në një vend... Një e mbajnë nga qielli, kurse një e mbajnë nga toka. Marin të mirat nga Zoti dhe ua japin njerëzve”, shton Shabani. 

Cikli me personalitetet e këtij besimi përmban Portretet e Haxhi Bektash Veliut, Baba Rezhajt, Haxhi Dede Reshat Bardhin etj.,  e përmbyllet me një vizatim të Ali Pashë Tepelenës, i cili në të gjallë ndërtoi disa teqe...

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja