Nga Apoloni me simbolin e gjarprit e të breshkës, tek Dionisi elegant, muzeu rrëfen “thesaret” online

Veprat e rralla arkeologjike në Muzeun e Apolonisë, të cilat më parë duhej t’i vizitoje duke paguar një biletë, ndërsa duhej të merrje leje për të bërë qoftë edhe një foto, për herë të parë shfaqen si një dhuratë online për publikun.

Bëhet fjalë për një nga muzetë më të rëndësishëm të vendit, ku ruhen thesaret më të rralla arkeologjike të zbuluara prej gati një shekulli, e në vijim.

Veprat arkeologjike që i ofrohen publikut në pamundësi për ta vizituar për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19 janë strehuar pranë Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni, i cili është edhe muze arkeologjik i këtij siti.

Përveç kishës në Apoloni është pranë saj edhe Portiku i Statujave. Specialistja e trashëgimisë në vizitën online të këtij muzeu shpjegon se “Portiku i Statujave është ndërtuar nga Instituti i Arkeologjisë në vitet 1980 për të ekspozuar të gjitha objektet që ishin gjetur në Apoloni ndër vite.

"Pikërisht ky portik është një shembull i disa portiqeve më antikitet, që shumë njerëz i shfrytëzonin si për shëtitje ose për të zhvilluar një pjesë të bisedave, ku ka pasur edhe pjesë zbukurimi, aty ku kemi vendosur koleksionin e muzeut tonë. Ky portik është i ndarë në mënyrë të tillë, për të krijuar  një ide të qartë të njerëzve në disa salla.”, rrëfen specialistja e arkeologjisë, duke kaluar më tej tek Salla e Perëndive.

Kemi skulpturat e perëndive, të cilat kanë qenë të adhuruara në territorin e Apolonisë, dhe perëndia kryesore që ky qytet ka është pikërisht Apoloni. Dhe kjo statujë që ju shikoni këtu është statuja e Apolonit mitik të shekullit të dytë , dhe të tretë pas Krishtit. Është një statujë në mermer e cila është punuar me shumë finesë dhe elegancë, dhe e shoqëruar me disa nga simbolet e tij që është breshka, por edhe gjarpri.”, shpjegon specialistja e arkeologjisë.

Ndërsa kujtojmë se gjarpri dhe breshka janë dy figurat më të njohura të mitologjisë ilire, shohim më tej shtatoren e Dionisit, perëndisë së Erosit, bukurisë dhe pasioneve të zjarrta, për statujën e të cilit specialistja e arkeologjisë thotë se:

"Edhe shtatorja e Dionisit, ashtu si e Apolonit është punuar në mermer të bardhë dhe është e një cilësie shumë e mirë dhe e punuar me finesë, me elegancë dhe në çdo detaj, duke treguar edhe cilësinë dhe zhvillimin e shkollës apoloniane të bërjes së skulpturave.”

Më tej është Salla e Figurave Publike të Aristokracisë së Qytetit të Apolonisë.

Specialistja e arkeologjisë rrëfen së për këto figura bëheshin dy lloje statujash, ato që bëheshin me kokën ngjitur me trupin dhe që bëheshin pa kokë, duke na zbuluar një fakt shumë interesant në fushën e arkeologjisë dhe që shpjegon se pse shumica e statuja zbulohen me kokën e munguar. .

“Ka pasur dy lloje, skulptura pa kokë dhe me kokë, sepse koka ndërrohej shpesh dhe kjo bëhej edhe që të kursenin.” , rrëfen specialistja e arkeologjisë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar