Nga Artur Ajazi/ Kot lodhesh
Lul, Brukseli beson Ramën!

Nga Artur Ajazi/ Kot lodhesh<br />Lul, Brukseli beson Ramën!<br>
Kjo ndoshta do të jetë vajta (ose rrugëtimi i fundëm) e fundit e zotit Basha në kancelaritë europiane, me misionin e tij të stërlodhur, të nxirjes së çdo gjëje të bukur shqiptare, duke nisur nga arritjet , sukseset, dhe gjithçka tjetër që lidhet me progresin e vendit të tij.

E ndërsa kryeministri Rama ka patur ftesën dhe axhendën e ngjeshur të takimeve me zyrtarët e lartë europianë në Bruksel duke nisur nga Presidenti KE zoti Tusk, përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme zonjën Mogerini dhe të tjerë emra të njohur, duket se zoti Basha ka patur një tjetër mision në kryeqytetin e Europës.

Kreu PD edhe kësaj here, i ka rënë fyellit në të “njëjtën vrimë”, duke shfrytëzuar samitin e PPE, për të arritur qëllimin e tij për nxirjen e gjithçkaje të bukur që është arritur deri sot në vendin e tij. E ndërsa kryeministri po punon dhe po lobon fort për Shqipërinë në BE, duket se Luli po tenton dhe gjurmon të kapë ndonjë zyrtar “të zemëruar” për ti shprehur atij zemërimin e tij me qeverinë Rama.

Përpjekja e rradhës, dhe ndoshta e fundit e Lulit në Bruksel, më duket si ajo e atij që pasi u zemërua me vëllanë, nga mllefi nisi ti binte malit me gurë. Kjo pasi në të gjitha takimet me përfaqësuesit më të lartë të BE, kryeministri Rama e ka marrë tashmë (notën) besimin dhe premtimin se “në pranverë hapen negociatat me Shqipërinë, jeni në rrugën e duhur të zbatimit të reformave, ju keni bërë përparime të dukshme, suksese”. Dhe këtë e ka shprehur jo vetëm zoti Tusk, por edhe Mogerini, këtë e kanë shprehur edhe të tjerë zyrtarë të lartë të BE në takimet me Ramën.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Shqipëria dhe qeveria e saj e drejtuar nga Edi Rama, në 4 vjet gjysëm, kanë arritur të realizojnë dhe zbatojnë pothuajse të gjitha reformat (apo detyrat e shtëpisë) të cilat i janë ngarkuar nga BE. Shqipëria sot ka një polici të depolitizuar, rezultative në arritje dhe me rritje profesionale, ka një ushtri të depolizituar e cila kryen misione të rëndësishme dhe dinjitoze në krah të SHBA dhe NATO-s në vende të “nxehta” të globit, ka një administratë të depolizituar e rekrutuar mbi meritokracinë dhe jo kontributet partiake, ka sot një ligj të miratuar për zbatimin e Vetting-ut dhe reformimin rradikal të sistemit të drejtësisë, si dhe zbaton me seriozitet në çdo hallkë të qeverisjes ligjin e dekriminalizimit.

Vendi po shkon i sigurtë drejt perfeksionimit të shtetit ligjor, që do tu shërbejë më mirë qytetarëve dhe interesave të kombit, për të qenë dinjitoz si pjestar i familjes së madhe europiane. Puna dhe lobimi i fortë i kryeministrit Rama për interesat e vendit në Bruksel, duket se e kanë sfumuar hapur përpjekjen e kreut të PD për të nxirë gjithçka pozitive të arritur në Shqipëri në 4 vitet e fundit.

Takimet e fundit të Ramës në Bruksel, do të jenë një shtytje e fortë përpara për qeverinë shqiptare, e cila është në kilometrat e fundit drejt finishit, ndërkohë që Luli ka gjetur ftohtësinë e jashtëzakonshme atje, në pothuajse të gjitha takimet e tij të zakonshme. Kot lodhesh zoti Basha, Brukseli ja dha notën (e paraprovimit) qeverisë Rama, duke e siguruar kryeministrin se, pranvera do të jetë stina e duhur për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Kjo do të thotë se në pranverë padyshim qeveria Rama merr “notën 10” dhe se Shqipëria dhe shqiptarët marrin vendin që u takon në familjen e madhe me nisjen e hapjes së negociatave, duke realizuar kështu ëndrrën e hershme shekullore për të qenë të barabartë mes të barabartëve.

Dhe kjo jo për hatrin e ndokujt, por për meritat dhe kontributet (e çdo qeverie) veçanarisht të kësaj qeverie, e cila nuk ka rreshtur së punuari dhe realizuari jo vetëm premtimet elektorale, por edhe detyrimet që rrjedhin nga procesi anëtarësimit në BE. Rruga e realizimit të reformave, ka qenë dhe mbetet kushti kryesor që kërkonte dhe kërkon impenjim maksimal nga klasa politike. Hapja e negociatave me BE, ishte një premtim i hershëm i kryeministrit Rama, ndaj realizimi i saj mbetet një arritje që meriton vlerësim maksimal dhe jo përbaltje të dështuar.(Marrë nga Tema)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri