Nga bashkëshorti i Rovena Gashit tek ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima, lista e re në veting, kontrolli zbret pas dy vitesh në nivele të ulëta

‘Kosa’ e Vetingut zbret pas dy vitesh në nivelet e ulëta të gjyqësorit shqiptar. Pas verifikimit të trefishtë për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, krerëve të të gjitha gjykatave dhe prokurorive, kandidatëve për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë dhe një pjesa të magjistratëve të Apelit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur një listë me emrat e 48 gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë, për t’ju nënshtruar verifikimit.

Në krye të listës është përzgjedhur përmes shortit prokurori i Tiranës Dritan Gina, bashkëshorti i ish-drejtueses së Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Zonja Gashi, e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme, është shkarkuar disa javë më parë nga detyra me vendim të dy shkallëve të Vetingut, për shkak të mosjustifkimit të pasurisë. 

Në prill të këtij viti, Shqiptarja.com dhe Report Tv, publikuan një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. “...Pas verifikimeve të kryera për znj. Rovena Gashi, rezulton se, nuk disponohen të dhëna. ...Ndërsa për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit...”, thuhet në raportin e DSIK.

Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Mbetet për t’u parë nëse do të pranohet apo hidhet poshtë si i pabazuar në prova ky raport nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kur të shqyrtojë dosjen e Ginës. Ndërkaq, Gina dhe Rovena Gashi, duke qenë çift bashkëshortësh, kanë deklaruar të njëjtën pasuri, e cila është konsideruar nga KPK dhe më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit si e paligjshme. Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë përfshirë në një kurs përplasjesh me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun, ndërsa disa javë më parë, edhe motra e Rovena Gashit, gjyqtare në Durrës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. 

Pjesë e listës të përzgjedhur me short për t’ju nënshtruar Vetingut, është edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima, një emër i njohur në drejtësi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 7.05.2018, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima. Sipas ministres gjyqtari Ken Dhima ka konsumuar shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për këto shkelje, gjyqtari Ken Dhima ka sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, duke i konsideruar si një vepër e George Soros, filantropistit që turbullon herë pas herë ujërat e politikës shqiptare. Sipas tij Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. gjyqtari Ken Dhima ka befasuar anëtarët e KLD, duke e quajtur Vetingun ‘Sorosian”. Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD, i cili në atë kohë kryesohej nga Ilir Meta. 

Lista e re me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut 
Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Bledar Maksuti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Agron Gjana Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës
Bledar Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Drini Pali Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Rabiana Halili (Shehu) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Saimir Smaka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Dritan Marku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Natasha Shallapi (Prifti) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
Artan Hazbi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
Binas Nina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Elmira Tafani (Çabej) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Alfred Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Sali Hasa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Lorenc Mërkuri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Tasim Puci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat
Silvana Pani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet
Bujar Memia Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë
Ketra Bajrami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Nevrie Duka (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Enkeleda Doda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Kostika Çobanaqi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
Matilda Llangozi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
Durim Hasa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
Saemira Hila Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
Ali Koleci Gjykata e Rrethit Gjyësor Mat
Rexhep Karaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat
Enkeleda Qorri (Kapidani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Tomorr Kullolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Bujar Musta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Atalanta Zeqiraj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Albert Spiro  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Rezarta Balliu (Vigani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Niko Rapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ahmet Metaliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Marinela Osmani (Nuni) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Besjana Garxenaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Dhurata Bilo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Petraq Dhimitri (Koço) Gjykata e Apelit Durrës
Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër
Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
Arbena Ahmeti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luljka: 18/11/2019 14:05

    apelet e tr, apelet e rretheve...akoma asgje...

    Përgjigju
    • Tukja: 18/11/2019 17:33

      Fiks mire e ke then o Lulke, te fillojne me Tur Gaxhin, Alaudinin, Iliben, Valbonin, Stavrin, Fluturen, etj etj dhe Apelet pastrihen nga jeta gjobvenesa. Por mesa shoh Rilindja i ka perzemer keta. Tung

  • Kujtim: 18/11/2019 12:59

    Z.te KPK,une jam nje Sarandjot qe kam nje klub afer Gjykates Sarande dhe kam nje kerkese:-Po mundeni, gjyqtare KETRA BARJAMIN mos na e ngani,ne procesin e vetingut mbasi do na lini pa buke.Klientet e saje na bejne xhiro e na mbajne me buke mbasi ajo gjyqin me te thjeshte e ben per dy deri ne tre vjet.Kete qe them munde dhe ta verifikoni shume thjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit