Nga Burgu 302, të dënuarit ‘VIP’
që votuan për Parlamentin e ri

Nga Burgu 302, të dënuarit ‘VIP’<br />që votuan për Parlamentin e ri
Sot kanë ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm dhe të paraburgosurit e burgut 302.
Report Tv ndodhej sot në ambientet e këtij burgu ku emra të njohur të kronikës së zezë kanë votuar para komisionit të burgut.

Kamera fokusoi dhe Fatjon Xhyliun, ish-punonjës i policisë private, i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në blindin e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit.

Bashkë me të votoi dhe ish-komandoja Neim Avdylaj.
Po sot votuan nga ky burg dhe ish-deputeti, Mark Frroku, i dënuar me 7.5 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Javën e kaluar Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi për të dënimin e tij me 13 vjet burg.

xhiliu
(Fatjon Xhyliu duke votuar)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite