Nga cila anë do të qëndrosh gjithmonë, jo vetëm tri ditët e masakrës së gomones?

Nga cila anë do të qëndrosh gjithmonë, jo vetëm tri ditët e masakrës së gomones?

Dy turistet kanadeze kaluan ditë të mrekullueshme në Sarandë. Përditë e përsërisnin se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, se ishin ndjerë më mirë se në Greqi, më mirë se në Kroaci, më mirë se në Itali. Çmimet, natyra dhe mikpritja i entuziazmuan shumë. Deri ditën e fundit.

Ditën e fundit porositën hotelin luksoz që patën frekuentuar gjatë gjithë qendrimit, për një taksi për Tiranë. Ia përsëritën disa herë recepsionistes se i duhej një makinë e re, që të mbante bagazhet e shumta, sigurisht dhe me ajër të kondicionuar. “Pa merak. Pa merak!”. Siguroi recepsionistja, e cila, me siguri, ndërkohë kalonte nëpër mend se sa “bakshish” do të fitonte nga Xhepi (emri jo real) po të rekomandonte taksitë e tij për shërbimin.

Ditën e nisjes Xhepi u paraqit para hotelit luksoz buzë detit në Sarandë, por taksia e tij ishte totalisht jashtë kushteve që dy turistet kanadeze kërkuan. Makinë e vjetër dhe e vogël, e papërshtatshme si për bagazhet, ashtu dhe për cilësinë e udhëtimit të gjatë. Turistet refuzuan të hipnin në atë taksi, por Xhepi, i shkathët dhe llogaritës i mirë i fitimit, këmbënguli: “Pa merak! Pa merak! Te zyrat kam makina shumë të mira, ikim dhe zgjidhni atë që ju pëlqen”.

Edhe “flota” e parkuar e taksive të Xhepit, nuk përshtatej ndaj kërkesave të qarta dhe të thjeshta të dy turisteve kanadeze. Por Xhepi këtu nis e bëhet nervoz. “Ju më keni prenotuar, ose më jipni lekët ose unë nuk ju lë të ikni me taksi tjetër!”. Kërkon që të firmosin dokumente, turistet nisin të ndjejnë panik. “Nuk e duam më shërbimin tuaj!”, i thanë duke qarë. Do të gjejmë taksi tjetër!”. Xhepi nis kërcënimet. “Po morët taksi tjetër, du ju zë pritë dy kilometra më tutje dhe do ju bllokoj!”. Nga tmerri që sa vinte dhe shtohej, i shpëton një tjetër mik shqiptar. Turistet i telefonojnë dhe ai si babaxhan, i gjen menjëherë një taksi tjetër, të mirë, të madhe dhe të freskët dhe me siguri i bën të qartë Xhepit se vajzat nuk janë vetëm fillikat në këtë botë.

Ne shqiptarët vazhdojmë të jetojmë në këto kontraste të tmerrshme njerëzore, ku bashkëjetojnë ngjitur me njëri-tjetrin gjigandë me zemër të madhe dhe të gatshëm të të ndihmojnë sapo ke nevojë, por edhe monstra që shndërrohen në përthithës energjie, parash dhe prodhues të së keqes nga të cilët vetëm fati apo ndërhyrje të forta mund të të shpëtojnë.

Në një shkrim të mëparshëm, në vëzhgimin tim modest brigjeve të bukura të Shqipërisë, më patën rënë në sy “djemt të fortë” e nervozë që kanë marrë në dorë menaxhime lodrash dhe mjete lundruese. Dikush është impenjuar të heqë plehrat e të pastrojë brigjet tona nga papastërtitë, por dikush tjetër, edhe më hileqar, i ka mbushur ato me “plehra” njerëzore, që nuk kanë respekt as për pleq, as për fëmijë. Dhe këto “plehra njerëzore” mbijetojnë rehat mes nesh. Respektohen, ndihmohen, adhurohen, derisa nuk  këpusin kokën dikujt të pafajshëm, si Jonadës së vogël, për të nisur në kor të gjithë mallkimet e qarjet. Vetëm në këtë moment ne shohim monstruozitetin e tyre që e kishim përditë si shërbim para syve, shijojmë kafen me ujë që mund t'ja lejojmë vetes, vetëm të ulemi në baret dhe restorantet luksoze të tyre. 

Gazetarë që punojnë me trafikantë, elitë që frekuenton “të fortë”, që ngre në piedestal luksin ndërthurur me vesin e të jashtëligjshmen, janë të përzier në mënyrë të padallueshme përditë, kudo. Dhe kjo përzierje, kaq e padallueshme tashmë, është e vështirë të ndahet në të mirë e të këqinj, vetëm kur ndodhin tragjeditë! Për ta bërë këtë ndarje duhet një revolucion i fortë individual. Nga cila anë dëshiron të qëndrosh për gjithmonë, jo vetëm kur një gomone vret një engjëll që pas dy ditësh e harron?

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 05/08/2022 14:25

    Jo moj shoqe jo. Duhet nje revolucion kolektiv i joni si individe per ti treguar vendin monstrave qe njehere jane me fytyren e Sales apo Metes dhe per 9 vitet e fundit me ate te padrino Rames. Nje monster nuk eshte mebe mire sepse eshte ortaku yt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?