Nga e njëjta shoqatë që bëri shtatoren e kritikuar/ Ftohet debat publik për muranën e Skënderbeut 11 metra të gjatë në faqen shkëmbore të Kalasë së Prizrenit
Projekti i muranës së Skëmderbeut
Shoqata “Trojet e Arbrit”, e cila sponsorizoi ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren që mori kritika të shumta nga specialistë dhe qytetarë, ka paralajmëruar ndërtimin e një murane të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pranë Kalasë së Prizrenit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë se që të marrin pjesë në një debat publik gjatë gjithë muajit dhjetor lidhur me Muranën që do të vejndoset në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021.
Projekti tanimë është i gatshëm. Murana do të jetë më një lartësi prej gjithsej 11 metra dhe do të ndërtohet me strukturë metali,ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton ku do të ketë edhe insolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit. I gjithë ndërtimi dhe modelimi do të kryhet në vendndodhje.
"Si fillim do të montohet baza mbështetëse në shkëmb, me ndihmën e skelave do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhe kohore prej 4 deri 5 muaj, në varësi të motit.
Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtorë deri në përfundim. Vendndodhja e skulpturës është e menduar në harmoni të plotë me faqen e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njëjtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon.
Kjo skulpturë mund të kthehet në Ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit", thuhet në njoftimin e shoqatës.
Me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por kjo shkaktoi shumë debat. Kreu i komunës së Prizrenit, Haskuka tha se ka ngritur një komision për të bërë vlerësimin e tij, ndërsa vetë ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë dhe mbrojnë punën e tyre.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.2%
-
Pak
14.6%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Pyesni Da Silvën për dështimin e transferimit', Thomas Brdaric: I paqartë pse Vllaznia e ka merkaton të bllokuar
18 Janar, 15:30
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor 2024, 19:07
-
Superliga nis aktin e fundit për 2024, fitojnë Partizani dhe AF Elbasani! ‘Demat’ momentalisht në krye
20 Dhjetor 2024, 22:15
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor 2024, 11:16
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor 2024, 18:48
-
Superliga/ Egnatia mposht 1-0 Skënderbeun dhe merr kreun, Laçi ndal pa gola Dinamon! Vllaznia përmbys 1-2 AF Elbasanin, Gjoka dhe Gvozdenovic debutime të hidhura
8 Dhjetor 2024, 15:38
-
Renditja/ Partizani dhe Egnatia barazojnë 1-1 mes polemikave, Skënderbeu e Tirana pa gola në Korçë! Superliga mbyll javën e 16-të
6 Dhjetor 2024, 09:31
-
Vllaznia dy humbje radhazi, Dinamo e mposht 2-3 në Shkodër! AF Elbasani përmbys Bylisin, trajneri Bordin jep dorëheqjen! Sot dy ndeshje në Superligë
5 Dhjetor 2024, 10:24
Projekti eshte I bukur,por kam nje verejtje:nuk ka Kosova,figura historike te rendesishme ,qe mbeti duke rivene vetem Kastriotin gjithandej?!Skenderbeu eshte kryeheroi yne kombetar,por ka vend per t'u respektuar edhe te tjere heronj kombetare.
PërgjigjuPershendetje @Avokati, paske zanat te bukur-mbrojtes,dhe kete radhe ke mbrojtur refugjatet, nuk eshte faji im qe nuk me ke kuptuar! Une kurre nuk nuk i kam ofenduar dhe nuk i ofendoj (me dijenine time) refugjatet, kam 30 vjet qe jam refugjat, dhe po ta shohesh, pas fjales "refugjat"eshte dhe emri i fqinjit tone, qe .........besoj e ke degjuar se qfare kane hequr bashkatdhetaret tan atje, pjesa e dyte e komentit tend eshet e veret, jam fshatar dhe kok/tullac, po nese ke nevoje kam pune per ty nese din te rruash. klm.
PërgjigjuUrime, po mos e bani si ate te fundit qe keni vendose ne Prizeren, se ai duket si te ishte refugjat Grqie :P
Përgjigjuo Lezha, pse i ofendon emigrantet? kan emigruar nga halli andej. Duhet te jesh ndonje fshatar koke rrjepur qe flet kshu.
Me pelqen shume ashtu si duket ne projekt. Per tu pershendetur.
Përgjigju