Nga ëndrra për t’u bërë shkrimtar të sfida me Edi Ramën! Bledi Mane rrëfen pa censurë: Më ka marrë malli për kërcënime

Një kapele të kthyer mbrapsht dhe një top basketbolli në duar, kështu kishte zgjedhur të shfaqej Bledi Mane teksa e prisja për intervistën e parapërcaktuar për emisionin “N’kohë” në Report Tv. I njohur si personazh kontrovers, shpesh herë Bledi ka pasur edhe pasoja për shkak të deklaratave të tij. Sot, ai erdhi në një rrëfim ndryshe teksa u përballë me një sfidë basketbolli.

“Dua të bëhem një shkrimtar i mirë se pse narrativa ime është e paparë por kam frik se do të jem një prind shumë posesiv, dua të mbikëqyr gjithçka. Që i vogël kam pas shkruar dhe u rita me emocionin që kur shikon emrin tënd të printuar dhe kur u rrita mendova të studioj tregun në Tiranë, të shoh se çfarë lloji gazetarie kemi. Jam një gazetar kurajoz por jam i sigurt që do të jem një shkrimtar më I mirë dhe e ardhmja ime ajo do të jetë, nuk do të vë gjoba por do të shkruaj libra”-tha Mane.

I pyetur nëse do të pranonte një sfidë më kryeministrin Edi Rama në basketboll, Bledi u tregua i gatshëm të shkonte menjëherë.

-Erion Veliajn e kam mundur në basketboll, me Ramën dua të luaj njëherë…

-Pse nuk merr tani në  telefon?

-Po e kam parë të dritarja kur luan basketboll, ne edhe mund të shkojmë por puna është se ushtarët e gardës do të më arrestojnë, ju shpëtoni…

Si e ke marrëdhënien me politikanët sot ?

-Unë skam pasur asnjëherë marrëdhënie me Edi Ramën, pavarësisht se më quajnë se i shërbej Ramës, une i suportoj sepse më pëlqejnë për invesimtin në infrastrukturë, nuk më intereson gjë tjetër..” përfundoi ai.

Edhe këtë herë, Bledi nuk kurseu kritikat për personazhet e njohur mediatik, ndërsa kërkoi që disa prej tyre të heqin dorë nga gazetaria.

“Në kohën time ishte Nikoll Lesi, Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Andi Bushati dhe pas 32 vjetësh ti ke prapë të njëjtët emra, më mirë që media të bëjë hapin e parë sepse nuk e sulmon dot ti politikën e plakur me gazetar të plakur. Një nga cinikët e pandreqshëm Andi Bushati, mediokër dhe i patalentuar.”

Por sa kërcënime ka marrë një personazh si Bledi Mane?

“E di që më ka marë malli për kërcënime, kanë humbur. Ato kanë stinën e tyre, do të tregoj një sekret në qoftë se një gazetar i mirë ballafaqohet, atëherë edhe kërcënuesi e zhbënë kërcënimin e tij”-përfundoi ai.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës