Elisabet Mato Skëndo ose sic njihet ndryshe “Zonja Beti”, ka studiuar dhe punuar ne fushën e shpjegimit te endrrave dhe parashikimit për rreth 30 vite. Që në moshë të vogël ajo ka pasur tërheqje të madhe me fenomenet jo të zakonshme dhe botën e ëndrrave ose sic është quajtuar nga vetë ajo “gjumi, vëllai i vdekjes”. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” znj. Elisabeta Skëndo tregoi për shpjegimet dhe interpretimet e saj për ëndrrat dhe detajet e tyre.
Ajo tregoi se në fakt edhe ëndrrat që shohim gjatë ditës janë të rëndëishme dhe kërkojnë të na tregojnë diçka.
“Zakonisht gjatë ditës mund të quajmë ëndrra edhe në një moment shkëputje dhe të vjen një lloj informacioni nga universi që është I niveleve më të larta se sa nivelet e dukshme. Këto lloj situatash që I kanë ëndrrat tejet reale dhe shumë domethënëse janë personat që janë më shpirtërorë, më sensitiv” tha ajo.
Shpesh bëhemi konfuz pas ëndrrave që shohim dhe duam t’I interpretojmë ato, ndër më kryesorët që shohin njerëzit në ëndërr janë gjarpërinjtë, në rast se në ëndërr ju pickon një gjarpër dhe ndjeni dhmbje sipas znj. Beti shqetësimi ju vjen nga një person I afërt, një mik.
“Në këtë rast që ajo ka ndjerë dhimbje është edhe shumë mik personi në fjalë, por ka dhe intepretime të tjera, është edhe kënaqësi, shumë pasuri, pra ka shumë lloje, e dallojmë nga pozicionet që mban. Nëse në trup kemi dhimbje nëse në shikim kemi frikë gjithmonë duhet ti trembemi dikujt ose shëndetit, në raste të tjera mund të bëhet dhe urë që të kalosh po të jetë gjarpër në ëndërr” shpjegoi znj. Beti.